GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Po sikur të mos jetonim në demokraci?

15:48 - 19/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Sa mirë që jetojmë në demokraci! Kjo fjali mbase nuk ka shumë kuptim për brezin e ri, por imagjino për një moment sikur të mos jetonim në këtë kohë pluraliste.

Televizionet kryesore do të jepnin vetëm lajme pozitive për qeverinë dhe negative për opozitën. Madje, aq shumë do të fajësohej opozita, sa njerëzit ashtu pa kuptuar do të arrinin në përfundimin se opozita nuk po qeveris mirë vendin.

Gazetarët nuk do të kishin mundësi të raportonin për skandale të qeverisë, sepse lajmet do t’i vinin të gatshme nga vetë qeveria përmes një rrjeti të mirëkoordinuar propagandistik.

Po të mos jetonim në demokraci, do të detyroheshim ta hanim sapunin për djathë duke na i bërë si racion të përjavshëm dhe të përditshëm sipas oreksit të tyre.

Nëse nuk do të jetonim në demokraci, do të kishim një situatë ku populli do t’i këndonte këngë liderit për të mirat dhe begatitë që po gëzon: “Lum si ne dhe lum si ti, ne jetojmë demokraci!

Po të mos jetonim në këtë kohë, nuk do mund të shijonim si qytetarë të lirë rrjetet sociale, por do të detyroheshim të shihnim, ndanim, komentonin dhe bënim like çdo marrëzie në Facebook, Instagram apo TikTok, të liderit dhe personave që ka zgjedhur ai.

Madje, ashtu pa e kuptuar do të nxitonim të shkruanim: Bravo, super, gjigant, mbret, hero, trim, lum në që të kemi, etj, etj.

Aq më keq, mbase mund të na ngjitnin ndonjë epitet duke na quajtur patronazhistë me pagesë dhe pa pagesë.

Po të mos jetonim në demokraci, zgjedhjet nuk do të ishin një garë idesh, alternativash dhe platformash, ku pozita dhe opozita garojnë në kushte të barabarta loje, siç po ndodh sot, por do të kishim një situatë të paimagjinueshme, ku qeveria, gjykatat, institucionet të pavarura, do të bënin çmos të pengonin opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe formalisht.

Po të mos ishim demokraci, zgjedhjet do të bëheshin vetëm për të konfirmuar liderin në detyrë dhe për të ndëshkuar ca të çmendur që u shkon mendja të organizohen në parti me synim “rrëzimin e pushtetit”.

Po të mos jetonim në demokraci, parlamenti nuk do të ishte një vend me njerëz plot personalitet ku gatuhen ligje, kontrollohet qeveria dhe nga ku burojnë institucionet e pavarura, por ky institucion bazë i demokracisë do të ishte thjesht një arenë llogjesh ku deputetë pa integritet kthehen në noterë të qeverisë që qeshin e qajnë sipas humorit të liderit. Kemi parë nëpër dokumentarë sesi në vendet ku mungon demokracia një tufë pazarxhinjsh me kollare flasin jo atë që mendojnë por atë që u thuhet nga “lideri” i turmës parlamentare.

Po të mos jetonim në demokraci, do të kishim përdorim arbitrar të pushteti nga një njeri që nuk i përgjigjet askujt, do të kishim një situatë të paimagjinueshme me kapriçot e një njeriu që do të bënte çfarëdo që do t’i shkonte në mendje pa i shkuar kurrë mendja për ligjin, rregullin, procesin e rregullt gjyqësor dhe opinionin publik.

Po të mos jetonim në demokraci, nuk do të shijonim të mirat e kapitalizmit ku çmimet në treg i përcakton raporti kërkesë – ofertë, por do të kishim një situatë ku çmimet do të përcaktoheshin nga bordet që i cakton qeveria.

Po të mos jetonim në demokraci, ku sundon shteti i së drejtës, fenomene të padëgjuara si korrupsioni apo nepotizmi do të shfaqeshin mes nesh për të mbytur konkurrencën e lirë dhe do të shkurajonin investitorët vendas e të huaj.

Po të mos jetonim në demokraci, çdo gjë do të ishte përmbys. Në demokraci sa më e madhe të jetë oferta aq më shumë ulet çmimi, po të mos vepronte ky “ligj”i tregut, e imagjinoni dot të blini një shtëpi me 3000 apo 4000 euro metra katrorë?

Po të mos jetonim në demokraci, ekonomia do të kontrollohej nga një gusht njerëzish që quhen oligarkë, që pasurohen jo se janë të mençur dhe kanë ide novatore, por për shkak se i kanë duart aq të gjata sa i fusin direkt në fondet publike.

Po të mos jetonim në demokraci, njerëzit do të largoheshin në masë nga Shqipëria në kërkim të vendeve demokratike ku ka ekonomi tregu, media të lirë, gjyqësor të pavarur, shoqëri civile të gjallë, e institucione të forta.

Po të mos ishim në demokraci, gjysma e shqiptarëve do të  kishin ikur me natë nga ky vend.

Sa me fat jemi që jetojmë në demokraci! O sa me fat për besë!…

Etiketa: demokraciLutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
Gazetarja: Lekët e inceneratorëve shkojnë në Zimbabve

‘Karamelja’ elektorale dhe ekonomia pa vizion

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com