Barazimi në Ballsh i kushton vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të Superiores skuadrës së Tiranës. Partizani e shfrytëzon asistin e kampionëve në javën e 26 pasi shkatërroi 4-1 Kastriotin në një ndeshje ku nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.
Deri në minutën e 30, ndeshja ishte në ekujlibër total ndërsa i përhershmi Tedi Cara zhbllokoi shifrat duke adresuar takimin drejt të kuqve. Matondo dhe Selmani thellkuan avantazhin ndërsa Mihana shënoi golin e nderit për krutanët që pësuan edhe të katërtin nga Mba.
Me 44 pikë, po aq sa Tirana por me golavarazh më pozitiv dhe ndeshjet direkte në favor, skuadra e Giovani Colella-s shkon në pushimin e kombëtareve me qetësinë që të dhuron vendi i parë ndërsa Kastrioti hedh një tjetër hap drejt Kategorisë së Parë.
Discussion about this post