GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern bie në Leverkusen, Dortmund shijon e vetme kreun

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Bayern bie në Leverkusen, Dortmund shijon e vetme kreun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bayern Munchen pësoi humbjen e tretë sezonale, pasi u mund 2-1 në fushën e Bayer Leverkusen dhe u detyrua t’ia dorëzojë kreun e Bundesliga-s Borussia Dortmund-it.

Kampionët e Gjermanisë shënuan të parët me anë të Kimmich në të 22’ dhe për minuta të tëra dominuan, duke dhënë përshtypjen e një tjetër fitoreje rutinë në kampionatin gjerman. Kështu ndoshta mendoi trajneri Julain Nagelsmann, i cili në fillim të pjesës së dytë kreu tre zëvendësime, duke larguar Cancelo, Mane dhe Muller për Gnabry, Coman dhe Musiala.

Por dhjetë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, një ndërhyrje në zonë u lejua fillimisht nga arbitri, i cili pasi e pa në VAR, akordoi 11-metërsh, të realizuar me mjeshtëri nga Palacios. Argjentinasi do të kalonte në avantazh vendasit e drejtuar nga ish-bavarezi Xabi Alonso në të 73’. Edhe në këtë rast, VAR ishte vendimtar. Fillimisht gjyqtari akordoi të verdhë për simulim për sulmuesin e Leverkusen, por pasi e ripa aksionin, bëri me shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkoi me të verdhë mbrojtësin e Bayern, Upamecano.

Bayern u përpoq deri në fund të gjente golin e barazimit, por ishte pa ide dhe nuk ia doli. Kampionët e Gjermanisë tani kanë 2 javë pushim ndërsa presin Dortmund në “Allianz Arena” më 1 prill, në sfidën direkte për titull.

Etiketa: Bayer LeverkusenBayern Munchenborussia dortmundBundesligaDortmund

Lajme të lidhura

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Para
Franca “digjet” nga protestat

Franca “digjet” nga protestat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com