Në fund të Dhjetorit 2022, një 30-vjeçar nga Lezha, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burgim, hyn pa probleme në territorin shqiptar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Portit të Durrësit. Për këtë episod mori dijeni Agjencia e Mbikqyrjes Policore, e cila referoi rastin në Prokurorinë e Durrësit, për korrupsion pasiv të punonjësve të policisë së Portit.
Hetimi zbuloi se korrupsioni vijon të jetë në system në pikën më të madhe kufitare detare të Shqipërisë.
Në pak orë vëzhgim, Prokuroria e Durrësit arriti të identifikonte një mori rastet korruptive, që dëshmojnë se “leku është letër” në Policinë e Portit të Durrësit. Punonjësit e policisë i marrin shumat e parave me shuka dhe vështirësinë më të madhe kanë se ku t’i fshehin. Disa i vendosin në çorape, disa mes këmbëve, e të tjerë.
“Gijotina” ka siguruar vendimin e gjykatës së Durrësit, e cila ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 6 punonjës policie: Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja.
Në vijim janë disa nga episodet e identifikuara nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit.
Kalosh Sula
Në orën 07:59:08, të datës 27.12.2022, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Kalosh Sula. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Në pasaportë Punonjësi i policisë merr një shumë lekësh dhe i vendos në mes të këmbëve. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Vilson T. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Schengen.
Në orën 08:08:03, të datës 27.12.2022, në kamerën ebrendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Kalosh Sula. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Më pas në këtë moment ky pasagjer i hedh dhe një kartëmonedhë e dyshuar euro dhe punonjësi i policisë e kap me shpejtësi me dorën e majtë dhe e vendos në mes të këmbeve. Pas verifikimeve në sistem rezulton se është përpunuar shtetasi Arsen G. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Schengen.
Në orën 08:35:17, të datës 27.12.2022, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti KaloshSula. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Kartëmonedha e dyshuar euro dhe punonjësi i policisë e kap me shpejtësi me dorën e majtë dhe e vendos në mes të këmbëve. Pas verifikimeve rezulton se është përpunuar shtetasi Rruzhdi K. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Shengen.
Në orën 08:35:32, të datës 27.12.2022, në kamerën ebrendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Kalosh Sula. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Në brendësinë e pasaportës është një shumë parash, të cilën e vendos ne mesin e këmbëve. Pas verifikimeve në sistem rezulton se është përpunuar shtetasi Kledi H. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën shengen. Më pas nxjerr pasaportën nga poshtë tavolinës së punës dhe vazhdon të procedojë në sistem me këtë shtetas.
Këto episode përsëriten edhe të paktën 4 herë të tjera. Në orën 09:28:46, punonjësi i policisë Kalosh Sula, pasi vendos telefonin ne tavolinën e punës, fut dorën e majtë në xhepin e majtë të xhupit dhe nxjerr një shumë të konsiderueshme kartëmonedhash e dyshuar euro dhe kërruset poshtë tavolinës duke i numëruar dhe sistemuar këto kartëmonedha. Ky veprim zgjat deri sa përfundon pasi gjatë të gjithë turnit ka futur sasi monetare në mënyrë të çrregullt ne xhep.
Luan Çelaj
Në orën 08:02:11, të datës 27.12.2022, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Luan Çelaj. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Luani vazhdon të përpunoj pasagjerin ku në një moment fillon të komunikoj me këtë shtetas. Në këto momente merr një pasaportë tjetër dhe fillon ta përpunojë. Kur pasagjeri tjetër ikën, shtetasi që kishte pasaportën sipër tavolinës së punës i afron një kartëmonedhë, e cila është prerje 20 euro e cila dallohet ne pamjen filmike. Më pas merr pasaportën punonjësi Luan Celaj dhe ja jep që të vazhdojë. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Alush M. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Shengen.
Në orën 08:07:06, të datës 27.12.2022, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Luan Çelaj. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Luani vazhdon të përpunoj pasagjerin ku në një moment fillon të komunikoj me këtë shtetas. Pasagjeri nga krahu tjetër i sportelit i afron një kartëmonedhë, e cila është prerje 20 euro e cila dallohet ne pamjen filmike. Më pas merr pasaportën Luani dhe ja jep që të vazhdojë. Punonjësi I policisë ja shtyn dorën për ti treguar se duhet ta japi më mekujdes. Dhe pastaj shtetasi ja jep te zhubravitur duke ja hedhur brenda kabinësnë dysheme. Pasi largohet shtetasi nga kabina, punonjësi i policisë Luan Çelajulet dhe merr kartëmonedhën e hedhur nga shtetasi dhe e fut në brendësi të çorapes në këmbën e majtë. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Alket Gj. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën schengen.
Në orën 08:30:54, të datës 27.12.2022, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti LuanÇelaj. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë, ku në brendësi të saj është një kartëmonedhë e cila dyshohet që është e prerjes 50euro. Më pas merr pasaportën Luani dhe ja jep që të vazhdojë. Pas verifikimevenë sistem del se është përpunuar shtetasi Gentian B. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Schengen.
21. Në orën 08:40:13 të datës 27.12.2022 në kamerën ebrendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Luan Çelaj. Fillon të mbledhë lekët e marra deri në këtë moment, duke u ulur dhe marrë nga çorape e këmbës së majtë, duke i futur në xhepin e brendshëm të xhupit me mbishkrimin policia, në xhepin e krahut të majtë.
22. Në orën 08:30:54, të datës 27.12.2023, në kamerën ebrendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialisti Luan Çelaj. Në këtë kabinë afrohet një shtetas ku i paraqet një pasaportë. Gjatë përpunimit punonjësi i policisë komunikon më të gjatë gjithë kohës dhe i jep pasaportën mbrapsht që të futi diçka në të. Pas pak sekondash shtetasi i jep pasaportën, ku dallohet një kartëmonedhë 50 Euro, të cilën punonjësi i policisë mundohet ta fshehë duke e futur dorën poshtë tavolinës dhe duke e lënë në çorape. Më pas punonjësi i policisë ja jep pasaportën shtetasit dhe e le tëlirë. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Servet M. Ky shtetas ka kaluar ditët e qëndrimit ne zonën Schengen.
Marsel Farruku
Në orën 09:26:36, të datës 06.02.2023, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialist Kontrollor Marsel Farruku. Ne këtë kabinë afrohet një mjet ku i paraqet një pasaportë dhe dokumentet e makinës si libreza e mjetit tip Audi. Në brendësi të pasaportës dallohet një kartëmonedhe 100 eurodhe punonjësi i policisë Marsel Farruku e vendos poshtë tavolinës së punës dhe tërheq kartëmonedhën, duke e vendosur nëmesin e këmbëve. Pas këtij veprimi punonjësi policisë lejon shtetasin që të vazhdojë udhëtimin. Lekët nuk i lëviz për asnjë moment deri sa kryen edhe një veprim tjetër e më pas ngrihet nga karrigia dhe i merr të dy porositë dhe del nga kabina. Pas verifikimeve në sistemin del se është përpunuar shtetasi Asqeri T., i hyrë dy herë në pak minuta në TerritorinShqiptar nga Pika Kufitare Durrës, me datën 06.02.2023, ora 09:25:00 dhe ora 09:26:00, i përpunuar nga N/Specialit Kontrollor Marsel Farruku . Nga këto veprime ka dyshime se shtetasi Asqeri T. ka sjellë në Shqipëri dy mjete në të njëjtën ditë, një me targën PG…. dhe tjetri pa targë. Për këtë arsye dhe shtetasi ka dhenë shumën e lartpërmendur. Ka gjithashtu dyshime se shtetasi Asqeri T. është kontigjent kriminal, me kartelë të kuqe dhe se ka sjellë shumë automjete ne Shqipëri nga pika kufitare Durrës.
Në orën 09:39:16, të datës 06.02.2023, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerët paraqitet N/Specialist Kontrollor Marsel Farruku. Në këtë kabinë afrohet një mjet ku i paraqet një pasaportë dhe dokument makine që është libreza e mjetit tip Audi, i zi. Shtetasi del nga mjeti dhe i jep dokumentacionin punonjësit të policisë Marsel Farruku. Duke biseduar me shtetasin i futet në kabinë gjysmë trupi dhe shpjegon dicka. Në këtë moment Marseli i jep një fletushkë, ku shtetasi e merr dhe futet në makinën e tij e pas pak çastesh kthehet dhe i jep këtë fletushkë, ku kuptohet se ka dicka të dyshimtë kartëmonedhë, të cilën Marseli e vendos poshtë këmbëve. Pas këtyre veprimeve shtetasi futet në makinën e tij dhe largohet. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Denis M., i hyrë një herë në pak minuta në Territorin Shqiptar nga Pika Kufitare Durrës me datën 06.02.2023, ora11:46:00, i përpunuar nga N/Specialit Kontrollor Marsel Farruku.
Në orën 10:14:31, të datës 06.02.2023, në kamerën e brendshme në kabinën ku përpunohen pasagjerëtparaqitet N/Specialist Kontrollor Marsel Farruku. Në këtë kabinë afrohet një mjet, ku i paraqet një pasaportë dhe dokument makine që dallohet se ka dhe një kartëmonedhe e dyshuar euro. Punonjësi i policisë e kap me nxitim, ku duart i fut poshtë në mes të këmbeve pastaj vazhdon regjistrimin e tij. Pas verifikimeve në sistem del se është përpunuar shtetasi Igli G., i i hyrë në Territori Shqiptar nga Pika Kufitare Durrës, më datën 06.02.2023, ora10:16:00, I përpunuar nga N/Specialit Kontrollor Marsel Farruku.
Episode të ngjashme janë identifikuar edhe për punonjësit e tjerë të policisë, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja.
Ndërkohë, prokuroria e Durrësit ka nën hetim për korrupsion aktiv edhe të gjithë personat që u kanë dhënë shuma parash punonjësve të policisë. Ndaj tyre është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje para oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Lexo edhe: Cara, takim me të rinjtë e Durrësit: Mbështetje për studentët
Discussion about this post