GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Koreja e Veriut pretendon se simuloi një kundërsulm bërthamor

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Veriut pretendon se simuloi një kundërsulm bërthamor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koreja e Veriut tha të hënën se ka simuluar një sulm bërthamor në Korenë e Jugut, duke testuar raketa balistike gjatë fundjavës.

Lëshimi i raketave ishte demonstrimi i pestë që Koreja e Veriut ka kryer gjatë këtij muaji në shenjë proteste ndaj stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake në vite që kanë kryer Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëzoi ushtrinë e tij që të kryejë më shumë stërvitje për të rritur gatishmërinë e luftës të forcave të tij bërthamore përballë “agresionit” nga armiqtë e tij, raportoi media shtetërore.

Ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë detektuar lëshimin e një rakete me rreze të mesme veprimi në ujërat e bregdetit lindor të Veriut. Lëshimi i kësaj rakete besohet se ndodhi një orë para se SHBA-ja të fluturonte bombarduesit B-1B për trajnime me avionët luftarakë të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut i ka cilësuar stërvitjet SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse aleatët insistojnë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Disa ekspertë kanë argumentuar se Veriu i përdor këto stërvitje si pretekst për të avancuar programet e tij të armëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve koreanoveriore, KCNA, tha se raketa, që fluturoi rreth 800 kilometra, ishte e pajisur me një kokë bërthamore të rreme. Kjo agjenci tha se testimi ishte i suksesshëm, duke shtuar se pajisje shpërtheu ashtu siç ishte planifikuar, 800 metra mbi ujë në vendin që ishte simuluar se ishte “një shënjestër e madhe e armikut”.

Agjencia tha se lëshimi i raketës ishte hapi i fundit i stërvitjeve dyditore që përfshiu edhe stërvitje të komandës bërthamore të stërvitjeve të kontrollit. Po ashtu, Koreja e Veriut kreu stërvitje të njësive ushtarake, përkatësisht të reagimit të tyre për kundërsulm bërthamor.

Këto stërvitje janë po ashtu “paralajmërim i fuqishëm” për SHBA-në dhe Korenë e Jugut “të cilat nuk po fshehin përpjekjet e tyre për të nisur një luftë” kundër Koresë së Veriut, tha KCNA.

Kim, sipas medias shtetërore, tha se armiqtë e tij “janë duke bërë lëvizje gjithnjë e më agresive”.

Koreja e Veriut pretendoi se raketa e fundit e lëshuar është modeluar në bazë të raketës ruse balistike, Iskander. Peniani tha se këtë raketë e ka testuar që nga viti 2019. Kjo raketë thuhet se mund të fluturojë në lartësi të ulëta dhe ka mundësi të manovrimit.

REL

Etiketa: Korea e VeriutKundersulm Berthamor

Lajme të lidhura

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!
Breaking Views

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!

18:31 - 15/05/26
Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar
Aktualitet

Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar

18:26 - 15/05/26
Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion
Aktualitet

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion

18:16 - 15/05/26
Para
I duhet një avokat Ahmetajt? Balla nuk “i jep gojës”

I duhet një avokat Ahmetajt? Balla nuk “i jep gojës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!
Breaking Views

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!

18:31 - 15/05/26

Imami nga Drenas, Osman Musliu, ka njoftuar se po largohet nga detyra e imamit në xhaminë e qytetit, pasi ka...

Lexo më shumë
Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar

Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar

18:26 - 15/05/26
Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion

18:16 - 15/05/26
Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni

Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni

17:55 - 15/05/26
‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat

‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat

17:35 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com