GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Skleroza, ja arsyet e shfaqjes së sëmundjes

15:56 - 20/03/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Skleroza, ja arsyet e shfaqjes së sëmundjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skleroza e shumëfishtë shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike.

Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit.

Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidues është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza e shumëfishtë.

Kërkuesit shkencorë nga Instituti Karolinska në Stokholm, Universiteti Johns Hopkins në Maryland dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, shqyrtuan dy studime: njëri i kryer në Suedi ku u përfshinë mbi 1600 të rritur që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe një grup tjetër me mbi 2 mijë persona që nuk vuanin nga asnjë sëmundje, ndërsa studimi tjetër ishte kryer në SHBA me mbi 1 mijë persona me sklerozë të shumëfishtë dhe mbi 1 mijë të tjerë të shëndetshëm.

Në të dyja studimet njerëzit u pyetën se sa kafe konsumonin në ditë dhe sa kohë kanë që konsumojnë kafe.

Studiuesit më pas llogaritën konsumimin e kafes para se të shfaqeshin simptomat e sklerozës së shumëfishtë tek njerëzit me këtë sëmundje krahasuar me grupet e tjera të shëndetshme.

Rezultatet treguan se rreziku ishte më i lartë te njerëzit që kishin konsumuar më pak kafe në ditë, pasi u morën parasysh edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Te studimi suedez, konsumimi i kafes është lidhur me uljen e rrezikut për t’u prekur nga skleroza e shumëfishtë si në fillim të shfaqjes së simptomave ashtu edhe pas 5 apo 10 vitesh.

Tek njerëzit që konsumonin më shumë se 900 ml (6 filxhanë të vegjël) kafe në ditë rreziku ishte 28% deri në 30% më i ulët krahasuar me personat që konsumonin shumë pak kafe.

 

Etiketa: LifestyleSkleroza

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Ja si të veproni kundër alergjive të stinës

Ja si të veproni kundër alergjive të stinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com