GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE 1 miliard euro për rindërtimin në Turqi e Siri

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, vendimi që ka marrë qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian akordon 1 miliard euro për të ndihmuar rindërtimin në Turqi”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian në Konferencën e Donatorëve pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e mbi 50 000 njerëzve në Turqi dhe Sirinë fqinje.

“Miliona janë tani të pastrehë dhe jetojnë në tenda, ndërsa dimri zvarritet”, tha Ursula von der Leyen në fillim të konferencës.

“Ne duhet të mobilizohemi për rindërtim. Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen me standardet më të larta të sigurisë sizmike. Ujësjelljës-kanalizimet dhe infrastruktura të tjera kritike duhet të riparohen. Shërbimet publike dhe bizneset kanë nevojë për kapital për të rifilluar, në mënyrë që njerëzit të fitojnë jetesën”, shtoi Presidentja e KE.

Komisioni do të shpenzojë 108 milionë euro të tjera për ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme në Siri, ku Bashkimi Evropian nuk ka lidhje diplomatike me Presidentin Bashar al-Assad pas luftës që filloi në 2011. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, konferencën në rolin e tij si Presidencë e Këshillit të BE-së dhe tha se vendi i tij akordon 45 milionë euro për të mbështetur përpjekjet humanitare, rehabilituese dhe rindërtuese në dy vendet e goditura.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim vlerësoi “barrën totale financiare të fatkeqësisë së tërmetit” për Turqinë në rreth 103,6 miliardë dollarë dhe tha se arrinte në 9% të PBB-së të parashikuar për vitin 2023.

Duke iu drejtuar konferencës së Brukselit nëpërmjet videolidhjes, Presidenti Tajip Erdogan përshëndeti mbështetjen dhe tha se Turqia synon ndërtesa me cilësi të lartë dhe të sigurta gjatë përpjekjeve për rindërtim:

“Kjo konferencë është një tjetër tregues i themeleve të forta të marrëdhënieve midis vendeve tona. Kontributet tuaja gjatë konferencës do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për të shëruar plagët dhe për të arritur një shërim të plotë nga tërmeti. Sepse lufta e vërtetë, lufta jonë e vërtetë fillon tani. Ne planifikojmë të dorëzojmë 319 mijë shtëpi në vitin e parë dhe 650 mijë shtëpi në total më pas. Nuk është e mundur që një komb i vetëm të përballet i vetëm me një krizë të kësaj shkalle. Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin që kanë treguar të gjithë miqtë tanë në këto ditë të vështira”.

Tragjedia e tërmetit dhe kjo konferencë donatorësh vjen në kontekstin e akuzave disavjeçare të BE-së ndaj Erdogan për shkelje të të drejtave të njeriut. Lidhjet e bllokut me Turqinë janë të tensionuara për shkak të goditjes nga Ankaraja ndaj disidencës pas një grushti shteti të vitit 2016. Turqia ka bllokuar dhe një ofertë të Suedisë, anëtare e BE-së, për t’u bashkuar me NATO-n, në vazhdën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Etiketa: BETërmetTurqi

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
VIDEO/ Kryemadhi ‘e djeg’ në party me rininë

VIDEO/ Kryemadhi ‘e djeg’ në party me rininë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com