GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkitë e vogla, fushatë me asfalt/ Patosi dhe Finiqi, 183 mln lekë të njëjtës firmë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarët e disa bashkive të vogla në vend në katër vite nuk ndihen fare, as nuk duken të bëjnë ndonjë investim në zonën që përfaqësojnë.

Kryetarët e disa bashkive të vogla në vend në katër vite nuk ndihen fare, as nuk duken të bëjnë ndonjë investim në zonën që përfaqësojnë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarët e disa bashkive të vogla në vend në katër vite nuk ndihen fare, as nuk duken të bëjnë ndonjë investim në zonën që përfaqësojnë. Por, sa afrojnë zgjedhjet dhe shtohet rreziku për karrigen, ata zgjohen dhe fondet që kanë i derdhin në tenderë, për të bërë pak propagandë. Kështu po bën kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj dhe kryetari i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço.

Ata kanë shpenzuar 183 milionë lekë për të riparuar nga një rrugicë në qytezat e tyre. Paratë ishin ruajtur në arkën e bashkive për këto zgjedhje. Të dy i kanë lidhur kontratat në një ditë dhe më të njëjtin operator. Pra, siç duket një urdhër nga lart i ka detyruar t’ia xhirojnë paratë kompanisë së paracaktuar.

Konkretisht, Bashkia Patos ka zhvilluar tenderin me objekt “Rikonstruksion dhe shtrim me asfaltobeton të rrugës Xhepaj, Siqecë”. Për asfaltin që do t’i hidhet kësaj rrugice, Balilaj ka vënë në dispozicion 100 milionë lekë. Tenderi i është dhënë pa garë firmës “Shendelli” Sh.p.k, në pronësi të Yzedin Bozhajt.

5 firma të tjera kanë paraqitur ofertë më të lirë se fituesi, i cili ka kërkuar 82 milionë lekë. Por të gjitha janë skualifikuar që në fazën e parë. Kështu në fazën e dytë mbeti në garë vetëm firma në fjalë. Pra, pa zhvilluar një procedurë sipas ligjit, Balilaj e firmosi kontratën.

Në dokumente parashikohet që punimet për këtë rrugicë do të zgjasin 3 muaj, pra deri në fund të Majit 2023. Duket qartë që Balilaj e ka llogaritur mirë që gjatë fushatës të vazhdojnë punimet në këtë rrugicë.

Tenderi i Bashkisë Finiq

Të njëjtën taktikë ka ndjekur dhe Bashkia Finiq. Kryetari Kristaq Kiço ka hedhur 83 milionë lekë për tenderin me objekt  “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dhivër me shtresë asfalti”. Fshati Dhivër ka shumë mungesa të tjera, që e kanë lënë atë në harresë dhe janë bërë që të braktiset nga njerëzit. Por, Kiço nuk ka menduar asnjëherë për këtë pjesë. Atij i intereson se si të fitojë sërish vota në 14 maj. Prandaj sikur kolegët e tij, edhe ai përdor projektin për shtrim rruge si propaganda më e dukshme për të bërë fushatë.

Kështu për të mos humbur më shumë kohë dhe duke qenë se nuk është marrë fare më këto lloj projektesh në këto vite, kryebashkiaku ia ka dhënë tenderin një firme të paracaktuar. Në dokument thuhet se fituesi është bashkimi i operatorëve JODY-KOMPANY” shpk & “SHENDELLI” shpk. Shohim se del në skenë sërish firma e Yzedin Bozhajt, i cili me sa duket po bëhet një mbështetës i mirë i bashkive për fushatë.

Në të dyja rastet, Bozhaj ka përfituar kontratat në shkelje të ligjit. Të dy tenderët kanë shkelur konkurrencën dhe monitoruesi Open Data Albania iu ka dhënë “Flamurin e Kuq”. Ndërkohë, APP dhe institucione të tjera përgjegjëse bëjnë sikur nuk i shohin këto abuzime, që bëhen barrë mbi supet e qytetarëve.

Lexo edhe: Denoncimi i Hoxhës: 11 tendera korruptivë në bashkinë e Vorës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: asfaltBashkia FiniqBashkia Patosopen data albaniarrugetender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Berisha: Vuçiç është gjenerator i tensioneve në rajon

Berisha padi në Gjykatë: Të çregjistrohet PD-ja e Alibeajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş