GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Arritja e akordit mbetet një gjë, zbatimi nuk dihet ende

13:54 - 21/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Stano nuk flet, takimi i Ohrit… mes heshtjes së plotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet, thotë BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat kërkojnë zbatim të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Ohër. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtua që ta nisë menjëherë punën për t’ua bërë serbëve një nivel të duhur të vetëmanxhimit, që duket se ka të bëjë me Asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vuri disa kushte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të shtunën në Ohër, në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ai u pajtua për aneksin e zbatimit të propozimit europian, i cili përmban edhe “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës.

Kosova u pajtua që të nisë menjëherë punën për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë. Kjo besohet se ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas takimit, shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kryeministri Kurti, i pyetur për Asociacionin, tha pas takimit se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Megjithatë, aneksi specifikon se kjo duhet të bëhet në përputhje me obligimet nga marrëveshjet e mëhershme në dialog, ku përfshihet edhe ajo për Asociacionin.

BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë tani që marrëveshja e dakorduar të zbatohet me shpejtësi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Gjatë një diskutimi virtual me gazetarë, ai tha të hënën rruga europiane e të dyja vendeve kushtëzohet me këtë.

Para takimit të Ohrit, BE-ja ia kishte ofruar Kurtit 16 modele europiane për të drejtat e pakicave, ku ai mund të shohë se çfarë kompetenca mund t’i jepen Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ato modele Kurti kishte thënë se po i shqyrtonin.

Para një jave, Kurti tha se nga këto modele “mund të marrim elemente” dhe se “ato po trajtohen” nga këshilltarët e tij dhe nga disa prej ministrave për të parë se “çka është më e favorshme”.

“Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka me të cilat ne nuk bëjmë asnjëherë askund kompromis”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

 

BE dhe SHBA: Asociacioni do të bëhet

Presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit është shtuar dukshëm së fundmi. Emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar e kanë vënë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në qendër të kërkesave të tyre para takimit, duke iu kërkuar të dyja palëve që të tregohen konstruktivë për ta gjetur një kompromis.

Para takimit në Ohër, Lajçak ishte në Prishtinë dhe Beograd dhe pasi u takua me të dy liderët, tha për televizionin publik serb se Asociacioni do të krijohet.

“Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se duhet të krijohet Asociacioni. SHBA thotë që Asociacioni duhet të krijohet. Pra duhet të krijohet Asociacioni dhe do të krijohet”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim”. Duke iu përgjigjur pyetjeve për modelet e Asociacionit, Lajçak ka thënë se ajo që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015 nuk u zbatua, por ka theksuar se “këtë herë duhet të ndodhë”. Ajo marrëveshje e nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur, ka thënë Lajçak.

Paraprakisht, këtë kërkesë e kishte bërë të qartë i dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, i cili e kishte pasuar kolegun e tij europian në një tour në Prishtinë dhe Beograd para takimit të Ohrit.

Pas takimit me opozitën pro-europiane në Beograd, Escobar tha të enjten para gazetarëve në Beograd se Asociacioni “do të bëhet realitet”.

Çdo gjë për të cilën tashmë është rënë dakord nuk do të diskutohet më tej, ka thënë Escobar, duke përmendur Asociacionin.

Ai kishte thënë se në Ohër “ne dëshirojmë të shohim pranimin se Asociacioni është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Asociacioni, Escobar ka thënë se “do të bëhet realitet”, dhe se “pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë dhe cili model do të aplikohet”.

Etiketa: akordiKosove

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Vuçiç me ministrin italian: Nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës

Vuçiç me ministrin italian: Nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com