GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Përse tre arabët ishin në klas të parë?”/ Vazhdon misteri i 9/11

09:43 - 22/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
“Përse tre arabët ishin në klas të parë?”/ Vazhdon misteri i 9/11
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dokumentar i ri ka ngritur pyetje mistike për ‘avionin e pestë’ të 11 shtatorit 2001 (ngjarje e njohur edhe si “9/11). Piloti dhe tre anëtarët e ekuipazhit të United Flight 23 i thanë TMZ, se ata besojnë që avioni i tyre ishte menduar të përdorej në sulme, raporton ‘DailyMail’.

Ata ngrenë pyetje se pse një burrë i veshur me burka (veshje tipike e Lindjes së Mesme) ishte ulur në klasin e parë bashkë një grup prej 3 arabësh të tjerë. Nuk kishte asnjeri tjetër në hapësirën e tyre të veçantë. Njëri prej këtyre pasagjerëve u ankua kur ngritja e avionit po vonohej duke kërkuar që avioni të çohej në ajër. “United 23” po qëndronte në pistën e aeroportit “JFK” të Nju Jorkut në pritje për të fluturuar për në Los Anxhelos. Por në orën 9 të mëngjesit të gjitha fluturimet u ndaluan pasi një avion i dytë goditi Qendrën Botërore të Tregtisë.

Pasi avioni u evakuua, FBI shkoi në bord për të hetuar. Ata gjetën 4 kapakë në dyshemenë e kabinës kryesore të hapura pavarësisht se ekuipazhi thotë se i la të mbyllura dhe se avioni ishte i mbyllur. Më vonë, në një aeroplan ngjitur u zbuluan një palë prerëse kutish.

FBI-ja refuzoi të zbulonte nëse ndonjë nga pasagjerët ishte hetuar pasi ata u larguan nga avioni. “United 23” nuk u përfshi në raportin zyrtar të Komisionit të 11 shtatorit dhe nuk pati asnjëherë arrestime të konfirmuara të atyre që ishin në bord.

  1. Misteri i njeriut me burka

Stjuardesat Sandy Thorngren dhe Barbara Brockie Smaldino dëshmuan se kishin parë një burrë të veshur me burka së bashku me 3 arabë të tjerë që ishin ulur në klasin e parë. Në fillim nuk ishte askush përveç këtyre 4 personave. Në shoqërinë e burrit të veshur me burka ishte edhe dikush që dukej se ishte një truprojë. Bëhet fjalë për një person më të gjatë, me trup të palestruar, me kostum. Ai ishte ulur me një djalë të vogël që ishte rreth 6 ose 7 vjeç. Thorngren tha se asaj i bëri përshtypje personi me burka sepse “ishte shumë mbuluar dhe mezi mund t’i shihje sytë”.

  1. Një nga pasagjerët arabë kërkoi të shihte kabinën

Stjuardesa Smaldino tregoi se dëgjoi arabin, i cili kishte veshur një kostum duke folur me stjuardesën kryesore e identifikuar vetëm si Deborah të cilës ai i kërkonte nëse djali i tij mund të shihte kabinën e pilotit.

“Ai i kërkoi asaj që t’i tregonte djalit të tij të vogël kabinën, por pasagjerët nuk lejoheshin më në kabinë”- tha Smaldino. Por pavarësisht kësaj, Thorngren tha se ata ishin lejuar të shihnin kabinën.

  1. Pse arabët kërkonin me ngulm ngritjen e avionit

Para nisjes, Deborah po përpiqej të rregullonte që në avion të silleshin pjata me fruta sepse të gjitha vaktet e tjera përbëheshin nga mish, të cilin arabët nuk mund ta hanin. “Njerëzit e klasit të parë nuk donin të hanin. Deborah ishte e vendosur që të merrnin ushqim sepse do të ishte një fluturim i gjatë” – rrëfen Thorngren, citon lapsi.al.

Pasagjerët u zhgënjyen nga kjo dhe këmbëngulnin se nuk kishin nevojë për ushqim, thjesht donin të ngriheshin në ajër.

  1. Kush i hapi kapat pas evakuimit të aeroplanit?

Menjëherë pasi avioni i dytë u përplas në Qendrën Botërore të Tregtisë, fluturimet në JFK u ndaluan dhe aeroporti u evakuua. “United 23” u kthye në pistë dhe u dërgua përsëri pranë portave. Pasagjerët u nxorën dhe më pas ekuipazhi kaloi përmes avionit për t’u siguruar që ishte plotësisht i pastër sepse një inxhinier ishte urdhëruar të mbyllte avionin.

Rreth 20 minuta më vonë, FBI hyri në aeroplan dhe zbuloi se 4 kapëse në dyshemenë e kabinës ishin të hapura. Çelësat çuan në një ndarje për pajisjet elektronike të avionit. Brenda kësaj ndarjeje kishte një çelës tjetër poshtë në dysheme, i cili lejon hyrjen e avionit në pistë. Porser Deborah tha se ajo ishte e habitur kur FBI-ja e pyeti për kapakët e hapur.

“Kur më thanë se kapakët ishin të hapura, nuk mund të merrja frymë. Unë u përpoqa të kuptoja se si mund të hapeshin ato kapëse nëse nuk ishte dikush poshtë në zonën e elektronikës. Ata e hapën pasi ne u larguam nga avioni” – tha ajo.

  1. Pse u gjetën prerëse në klasin e parë të avionit

FBI zbuloi një palë prerëse kutish në ndarjen e sediljeve të avionit që ishte ngjitur me “United 23” në terminal. Numri i bishtit të avionit kishte vetëm një shifër ndryshim, gjë që bën pilotin Mannello të dyshojë se tehet ishin të destinuara për avionin e tij, por ishin vendosur gabim në avionin ngjitur.

“Nëse dikush në terren ka bashkëpunuar me ta, ata thjesht bënë një gabim dhe vendosën prerësen e kutive në aeroplanin e gabuar. Unë besoj se ato prerëse ishin të destinuara për aeroplanin tim, jo për atë pranë meje. Është e vetmja gjë që më bën të mendoj se ka një mundësi që dikush po planifikonte të përdorte aeroplanin tonë si armë të shkatërrimit në masë” – thotë piloti Mannello.

  1. Çfarë ndodhi me udhëtarët?

Ekuipazhi u kthye në hotelin e tyre atë natë dhe u intervistua në dhomat e tyre individualisht nga FBI të nesërmen. Ata u dërguan më vonë për të parë një formacion në Autoritetin Portual, por asnjëri prej tyre nuk mundi të identifikonte personat.

Stjuardesa Thorngren tha se ajo i tha FBI-së për dyshimet e saj për 4 personat në klasën e parë dhe njeriun që vetëm djersiste. Piloti Mannello tha se gjatë intervistës së tij me FBI, ata i thanë se kishin 7 persona në radarin e tyre. FBI nuk dha detaje rreth 4 personave në klasën e parë, por Mannello kujtoi se agjenti u referohej të gjithëve si “arabë”.

Etiketa: 9/11misteri i avionit te peste

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Aksident fatal, vdes një 25-vjeçare

Aksident fatal, vdes një 25-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com