GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Aksidentet në punë/ Ndërtimi, minierat dhe industria po vrasin punonjës

15:15 - 22/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Humbja e jetës në vendin e punës është një fenomen që në Shqipëri jo vetëm nuk po zhduket por po njeh edhe rritje numri i fataliteteve

Humbja e jetës në vendin e punës është një fenomen që në Shqipëri jo vetëm nuk po zhduket por po njeh edhe rritje numri i fataliteteve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja e jetës në vendin e punës është një fenomen që në Shqipëri jo vetëm nuk po zhduket por po njeh edhe rritje numri i fataliteteve. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.

Por, shifrat e viktimave kontestohen nga Konfederata e Sindikatave, e cila thotë për Gijotina se statistikat shtetërore nuk pasqyrojnë gjithmonë realitetin. “Është e vërtetë se në vitin 2022  janë deklaruar 32 aksidente fatale me humje jete të punonjësve. Ne jemi të bindur që kjo shifër është e deklaruar por jo e vërtetë, pasi në të vërtetë ka dhe raste të tjera fatale të pa evidentuara në statistikat e shtetit, që janë aksidente në punë të padeklaruara. Di që statistikat në vendin tonë janë problematike dhe të pabesueshme nga publiku”, shprehet kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj.

 

Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoriatit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.

Më pas është sektori i minierave dhe i inustrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoriatit.

Por cilat janë disa nga problemet e pazgjidhura tek bizneset që cënojnë sigurinë në punë?

“Në përgjithësi vendet e punës janë të pasigurta dhe shpesh të ekspozuara nga rreziqet. Mjetet  e punës dhe ato mbrojtëse e profilaktike nuk përdoren në mënyrën e duhur ose mungojnë fare. Nuk vendosen shenjat dhe tavelat e duhura paralajmëruese që informojnë për rrezikun që mund të shfaqet. Nuk ndahet informacioni i duhur për sigurinë dhe shëndetin në punë. Nuk bëhet punë paraprake trjanuese dhe informuese me qëllim parandalimin apo minimizimin e rriskut e tjera”, pohon Nikollaj.

Më shumë humbje jete por më pak ndëshkime!

Nëse në vitin 2021, Inspektoriati i Punës, 40% e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8% të subjekteve të ndëshkuara. Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë.

“Konkretisht rezultojnë se, në 46 % të rasteve të inspektimit për shkak aksidenti është marrë masa administrative. “Paralajmërim”,  në 23 % të rasteve është marrë masa administrative “Gjobë” dhe në 8 % të rasteve është marrë masa urgjente pezullim i punës për marrëdhënie pune dhe siguri”, thuhet në raportin e Inspektoriatit të Punës. Por pavarësisht kësaj vendimmarrje ku mbizotërojnë paralajmërimet, Inspektoriati pranon se kompanitë kanë shumë probleme në garantimin e shëndetit në punë.

Qeveria pengesë për ndëshkimet e bizneseve!

Kjo mungesë ndëshkimi por e lënë vetëm tek paralajmërimi dhe gjoba për Nikollajn vjen si pasojë e ndikimit që ka qeveria tek Inspektoriati i Punës.

“Për aq kohë sa ky Inspektoriat përdoret si kobure në duart e politikberjes dhe qeverisë ai është jashtë funksionit të tij ligjor. Ky inspektorat nuk ka mundësi praktike për të kryer detyren edhe sikur të ketë dëshirën e duhur. Ai ka mungesë të theksuar kapacitetesh humane dhe materiale teknike e teknologjike. Prej 15 vitesh vazhdon të ketë të njëjtin numër inspektorësh dhe të njëjtat mjete në dispozicion. Ky inspektoriat nuk gëzon besimin e publikut pasi me vite me radhe ka dështuar të kryejë detyrën e tij”, pohon Nikollaj.

Kreu i konfederatës thotë se është domosdoshmëri ngritja e një organi qendror që merret me reformat që duhen zbatuar për sigurinë në punë.

“Me sa duket qeveria nuk e ka prioritetin e duhur këtë problem. Ajo nuk ngre dhe nuk bën funksional Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Si organi qendror që orienton dhe ndihmon të gjitha strukturat qendrore dhe vendore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë”, tha Nikollaj.

Nga ana tjetër evidentohet një mungesë e kontrolleve nëpër sipërmarrje.

Nëse në vend vjet ushtronin aktivitetin e tyre 181 mijë subjekte dhe 62.9 mijë fermerë të regjistruar, Inspektoriati i Punës ka ushtruar kontrolle vetëm në 5.5% të aktiviteteve ekonomike aktive.

Ky nivel i ulët kontrolli sipas kryetarit të konfederatës ka lënë hapësira për shtim të informalitet në punësim dhe ka rritur mungesën e sigurisë në punë.

“Jo vetëm nuk kanë ushtruar kontrollet e duhura dhe të mjaftueshme por ka ndodhur e kundërta. Informaliteti në tregun e punës dhe siguria e shëndetit në punë vazhdojnë të mbesin një problem propogandistik dhe aspak nuk po i jepet zgjidhja e duhur profesionale dhe ligjore. Politizimi i tejskajshem i strukturave përgjegjëse për kontrollin dhe sigurinë e shëndetit në punë ka krijuar një situatë komplekse dhe të vështirë. Ndryshimet ligjore për varësinë e ispektoriatit të punës e shërbimeve shoqërore në varësi të Ministrisë së Financave  e ka zbehur aktivitetin e këtij inspektoriati”, thotë Nikollaj.

Nga ana tjetër sipas tij ka pasur raste kur ata kanë bërë ankesa për kompani që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë respektuar rregullat në punë por asgjë nuk ka ndodhur.

“Ne kemi shumë raste ku jemi ankuar për kompani  publike apo institucione shtetërore për moszbatim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, apo ndërhyrje direkte te punëdhënësit në organizimin e punëmarrësve dhe ky inspektoriat ka mbyllur sytë në pamundësi ndërhyrjeje apo ka ndërhyrë formalisht. Pavarësisht hapave të bëra për reformën në drejtësi akoma organet e hetimit dhe të gjykimit nuk po ngrihen në nivelin e duhur në këtë aspekt. Akoma janë rastet fatale, fajet dhe përgjegjësia i faturohet viktimës”, shprehet kreu i KSSH Kol Nikollaj.

Lexo edhe: Vdiq në një aksident në punë, nëna shqiptare trondit Italinë, nxjerr fotot e kufomës së të birit

Etiketa: aksidente ne puneInstatminierandertimNikollapunonjessindikata

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Asgjësohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të emigrantëve

Asgjësohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të emigrantëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com