Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se raporti i DASH për Shqipërinë ka ndezur alarmin e kuq për gjyqësorin.
Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti tha se gjetjet e atij raporti janë shumë alarmante.
‘Për spekulimin tuaj për kërkesën tonë për mocion me debat, është depozituar dhe mos spekuloni. Gjetjet e raportit ti lexoj këtu, ndaj duhet të ishim në alarm, “presioni politik frikësimi korrupsioni e burimet e kufizuara e pengojnë gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur, është ndezur alarmi i kuq për gjyqësorin.
Do tjetër? Qeveria bizneset e grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyrë të papërshtatshme. Janë të pakta mediat e pavarura pasi shumica në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interes të mëdha, përfshirë dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”- tha Boçi.
Discussion about this post