GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OSBE/ Siguria e rajonit, prioritet i Bosnjë-Hercegovinës

15:05 - 23/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
OSBE/ Siguria e rajonit, prioritet i Bosnjë-Hercegovinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si Kryesuese aktuale e Forumit të OSBE-së për Bashkëpunimin e Sigurisë (FSC) dhe në partneritet me Misionin e OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, më 22 mars në Vjenë, Bosnje dhe Hercegovina organizoi një event për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbikëqyrjen parlamentare e mbrojtjes dhe sigurisë në Evropën Juglindore.

Duke u bazuar në të dhënat e angazhimit të OSBE-së për qeverisjen e mirë dhe mbikëqyrjen parlamentare të sektorëve të sigurisë dhe mbrojtjes në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, mbledhja e nivelit të lartë ndihmoi në hartimin e kursit drejt rigjallërimit të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit ndërmjet organeve parlamentare që mbikëqyrin punën e ushtrisë dhe policisë, forcave paraushtarake dhe shërbimeve të inteligjencës.

Ambasadori Siniša Bencun, Përfaqësues i Përhershëm i Bosnjë-Hercegovinës në OKB, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë theksoi se “në Evropën Juglindore, pavarësisht tensioneve, ne mbajmë dialogun politik dhe teknik”, duke shtuar se “e kaluara e trazuar është ende në mendjet tona, por ne e pranojmë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Kjo është arsyeja pse kryesimin tonë të Forumit të Sigurisë të OSBE-së ia kushtuam kryesisht Evropës Juglindore, duke zgjedhur temën e rëndësishme për rajonin, duke përfshirë Marrëveshjen nën-rajonale të kontrollit të armëve dhe mbikëqyrjen parlamentare të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Në përvijimin e rezultateve kryesore të bashkëpunimit rajonal në fushën e mbikëqyrjes parlamentare të sigurisë dhe mbrojtjes, Zheljko Grubeshiç, Këshilltar Ekspert i Komitetit të Përbashkët për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës vuri në dukje se një bashkëpunim i tillë ka “ka zhvilluar marrëdhënie profesionale, ka krijuar bashkëpunim dhe ka mundësuar njohjen me praktika dhe përvoja të ndryshme”.

“Një sistem i përgjegjshëm i sigurisë është ai që mbështet të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, mbështet legjitimitetin e autoritetit politik dhe siguron stabilitetin shoqëror. Ndërsa mbikëqyrja parlamentare dhe kontrolli demokratik suportojnë sigurinë e shtetit, gjë që në fund mundëson sigurinë dhe mirëqenien njerëzore.” tha Dr. Susan Penksa, kreu i Departamentit të Bashkëpunimit të Sigurisë të Misionit të OSBE në Bosnjë. “Dëshiroj të falënderoj Kryetarin e Forumit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit për mbështetjen e vlefshme dhe përgëzoj angazhimin e Bosnjë-Hercegovinës për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.” shtoi ajo.

Etiketa: Bosnja-HercegovinaOSBESiguria rajonale

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Erdogan ‘godet’ kundërshtarin: Bashkëpunoi me organizatë terroriste

Erdogan ‘godet’ kundërshtarin: Bashkëpunoi me organizatë terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com