GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kombinime ushqimesh që i falin trupit tuaj shëndet të plotë

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombinime ushqimesh që i falin trupit tuaj shëndet të plotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas studimeve të shumta të kryera ndër vite, kombinimi i disa ushqimeve të caktuara, mund të bëjë që lëndët ushqyese në to të kenë një ndërveprim të fuqishëm. Disa ushqime dhe lëndë ushqyese funksionojnë më mirë kur janë së bashku, duke i falur shëndetit tuaj vlerat maksimale.

Kombinimet e sakta jo vetëm që mund të nxisin trupin tuaj në thithjen e lëndëve të ndryshme ushqyese, por gjithashtu përmirëson aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa kombinime të tilla që mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj!

Brokoli dhe domate

Domatja është e pasur me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen, ndërsa brokoli përmban një tjetër fitonutrient të dobishëm të quajtur sulforafan. Së bashku, këto të dyja falin vetitë e tyre parandaluese të kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës. Si tek domatet ashtu edhe tek brokoli, vlerat e tyre ushqyese rriten edhe më kur zihen në avull ose gatuhen. Ky çift perfekt rrit imunitetin tuaj.

Çaj jeshil dhe limon

Çaji jeshil është i pasur me shumë antioksidantë të dobishëm për shëndetin. Sipas studiuesëve kapaciteti antioksidues i çajit jeshil rritet 5-10 herë kur shoqërohet me pak lëng limoni. Kjo është për shkak të pranisë së vitaminës C në limon, e cila shoqërohet në mënyrë të përkryer me antioksidantët në çajin jeshil. Ky kombinim i thjeshtë mund të rrisë imunitetin tuaj, të parandalojë plakjen e parakohshme dhe gjithashtu mund të luftojë disa lloje kanceri.

Shafran i Indisë dhe piperi i zi

Forma bioaktive e shafranit të Indisë është kurkumina, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm të njohur. Jo vetëm që është anti-inflamatore, por ka veti të forta kundër kancerit. Përbërësi bioaktiv i pranishëm në piperin e zi njihet si piperinë. Kur këto përbërës bashkohen, ndihmojnë në rritjen e fuqisë kundër kancerit.

Perime dhe vaj arrorësh

Pak vaj ose spërkatja e disa arrorëve të copëtuar mbi gatimet me perime është mënyra më e mirë për të fuqizuar vitaminat e pranishme në perime. Ky shtim i yndyrave të shëndetshme mund të ndihmojë në rritjen e përthithjes së lëndëve ushqyese si alfa dhe beta karoteni, luteina dhe likopeni, përveç rritjes së përthithjes së vitaminës E, A dhe K.  Kjo do të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj duke u siguruar që të thithni të gjitha të mirat e vitaminave të tretshme në yndyrë nga perimet. /AgroWeb.org

Etiketa: organizmiushqime

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Vetitë “magjike” të trëndafilit të egër

Vetitë “magjike” të trëndafilit të egër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş