GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritet informaliteti i punës në Shqipëri, fshehja më e lartë e pagave reale në rajon

08:11 - 18/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet informaliteti i punës në Shqipëri, fshehja më e lartë e pagave reale në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Informaliteti i punës (puna pa kontratë, ose pagë më e lartë sesa deklarohet) është rritur në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2016-2019, me përjashtim të Serbisë, sipas një raporti të fundit të të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet.

Niveli më i lartë i informalitetit të punës është në Kosovë, me 83% në 2019-n (nga 81% në 2016-n), e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina, me 48% (nga 37% në 2016-n). E treta renditet Shqipëria, me një tregues të informalitetit të punës prej 47%, nga 39% që ishte në vitin 2016. Serbia është shteti i vetëm që ka shënuar një rënie në nivelet e punësimit të fshehur që nga 2016-a (me 5.7 pikë përqindje në 46%).

Rritja më e lartë e informalitetit të punës gjatë kësaj periudhe është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, nga 30 në 42%, ndërsa në Mal të Zi ka shkuar në 41%, nga 39% në 2016-n.

Sipas raportit, puna pa kontratë pune ose marrja e një shpërblimi më të lartë se sa pretendohet në kontratën e punës, të dyja pasqyrojnë praninë e punësimit të fshehur.

Përqindja e atyre që punojnë pa asnjë kontratë është më e larta në Kosovë (25%). Për praktikën e fshehjes së pagës aktuale, Shqipëria renditet e para me gati gjysmën (46%) të të gjithë të anketuarve të angazhuar në një punë kryesore që raportojnë që punojnë duke mos pasur fare kontratë ose duke marrë një pjesë të pagës jozyrtarisht.

Kjo tregon se ndërsa natyra e marrëveshjes kontraktuale (ose mungesa e saj) ndryshon ndërmjet vendeve, të gjitha ato kanë përqindje të lartë të punës së padeklaruar, madje edhe përqindja më e ulët në Maqedoninë e Veriut (27%) tejkalon një të katërtën e të gjithë të punësuarve në një vend pune, thuhet në raport.

Për shkak të nivelit të lartë të fshehjes së pagës reale, Shqipëria ka dhe raportin më të lartë të praktikave të fshehura në mbulimin me sigurime shoqërore për vitin 2019. 34% e të anketuarve kanë raportuar se sigurimet u paguhen për paga më të ulëta sesa jo që marrin realisht. Pas Shqipërisë këtë tregues e kanë më të lartë Serbia dhe Maqedonia e Veriut me 27%.

Sipas raportit, praktikat e fshehta që lidhen me sigurimet shoqërore përfshijnë punonjësit, që ose nuk paguajnë asnjë kontribut, ose paguhen vetëm në bazë të një page “zyrtare” më të ulët se ajo reale. Rezultatet e anketës mbi këto praktika pasqyrojnë natyrshëm treguesit e punës së padeklaruar, pasi mbulimi i sigurimeve shoqërore është i lidhur ngushtë me kontratën e punës.

Sektori më i prekur nga ekonomia e fshehur në rajon është bujqësia. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Më pas renditen pasuritë e paluajtshme, tregtia me shumicë dhe ndërtim.

Sektori i shërbimeve (kryesisht restorantet, hotelet, transporti dhe tregtia) është gjithashtu i prekur nga informaliteti. Në Shqipëri, sektorë të tjerë të prekur janë industria e këpucëve dhe veshjeve, minierat dhe prodhimi.

Sektori i modës, i cili ka ndikim të rëndësishëm në punësim dhe ekonomi, ka gjithashtu nivele të konsiderueshme informaliteti.

Në Maqedoninë e Veriut, pagat në zarf gjenden kryesisht në industrinë e ndërtimit. Megjithatë, rastet e shpeshta mund të gjurmohen edhe në bujqësi, hotele, kafene dhe restorante.

Shkaqet e informalitetit

Sipas 45.7% të bizneseve në Maqedoninë e Veriut dhe 72.9% në Shqipëri, korrupsioni është faktori më i rëndësishëm për ekzistencën e ekonomisë së fshehur.

Kjo e bën publikun të besojë se taksat nuk përdoren siç duhet për shërbime publike me cilësi të lartë.

Anketa e Buxhetit të Hapur 2019 konfirmon se publikut të gjerë në rajon i mungon informacioni i aksesueshëm mbi mënyrat se si qeveritë e tyre mbledhin dhe shpenzojnë buxhetet kombëtare.

Toleranca e lartë ndaj evazionit të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore është kultivuar në Ballkanin Perëndimor për shkak të perceptimit se autoritetet tatimore dhe në përgjithësi sistemi publik janë të korruptuar, thuhet në raport.

Informaliteti në Ballkanin Perëndimor mund t’i atribuohet një morie shkaqesh, si:

-morali i ulët tatimor;

-nivele të larta të papunësisë (në veçanti tek të rinjtë dhe papunësia afatgjatë);

-mjedis i dobët i biznesit dhe nivele shumë të larta varfërie;

-Mungesa e besimit në institucionet e qeverisë dhe perceptimi i lartë i korrupsionit;

-inspektime dhe auditime të pamjaftueshme;

-burokracia, ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit dhe vonesat nga shteti për rimbursimin e TVSH-së. /Monitor

Etiketa: informalitetipagat

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Armatoset Serbia dhe Bosnja ndahet, perëndimi kërcënon me sanksione

Armatoset Serbia dhe Bosnja ndahet, perëndimi kërcënon me sanksione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com