GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve

17:27 - 26/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleanca e NATO-s përbëhet nga 30 vende anëtare. Secili vend ka sistemet e veta teknike të veprimit në fushën e betejës. Jo të gjitha komunikojnë mirë me njëra tjetrën. Në një bazë të ushtrisë amerikane në Poznan të Polonisë, në lindje të Evropës, ushtarët po punojnë për të integruar sistemet e NATO-s në një sistem të vetëm.

Brenda këtyre kabinave pranë bazës “Kosciuszko” në Poloni, ushtarët amerikanë po punojnë për integrimin e plotë të sistemeve të komunikimit në frontin lindor të NATO-s.

“Imazhet që merren nga një radar amerikan përcillen tek qendra polake e drejtimit të zjarrit. Kjo qendër dërgon mesazhin ose misionin në një platformë rumune të qitjes, e cila më pas e ekzekuton atë”, shpjegon koloneli i ushtrisë amerikane John Hosey.

Ky është laboratori i ri i ndërlidhjes i Ushtrisë amerikane, i njohur si I-Lab.

Laboratori u mundëson aleatëve të NATO-s të shfrytëzojnë teknologjinë e ushtrisë amerikane, të përmirësuar dhe përshtatur me sistemet e tyre të komunikimit.

“Kjo mund të vendoset në një automjet si sistem komande dhe kontrolli, ku mund të shihni pamjen reale të forcave tona. Imagjinojeni atë si një kombinim të aplikacioneve të hartave Google Maps dhe Waze ku mund të shihni rrugët dhe mund të dërgoni sinjale për çdo lëvizje në rrugë në një sistem komande dhe kontrolli në një kompjuter tjetër”, thotë për Zërin e Amerikës kolonel Hosey.

Për shkaqe sigurie Zëri i Amerikës nuk u lejua të shohë mënyrën se si funksionon sistemi. Laboratori është vënë në punë para disa muajsh dhe deri tani ka ngjallur mjaft interesim.

“Kemi pasur përfaqësues nga Lituania dhe Estonia. E di që në të ardhmen do të kemi përfaqësues nga Polonia dhe Gjermania, ndërsa përgatitemi për stërvitj”, thotë koloneli i Ushtrisë amerikane Tim Sikorsi.

Shumë aleatë perëndimorë të NATO-s kanë vepruar së bashku për dekada. Por bashkëpunimi ishte më i zbehtë në Evropën Lindore, ku shumica e anëtarëve të NATO-s nuk iu bashkuan aleancës deri në vitin 2004, ose më vonë, gjë që shton rëndësinë e këtij laboratori.

“Mendoj se vendet po e shohin brutalitetin e asaj që po ndodh në Ukrainë. Ka një ndjenjë urgjence, prandaj 30 vendet janë bashkuar drejt një qëllimi”, thotë gjenerali John Kolasheski i cili komandon rreth 20 mijë ushtarë amerikanë në krahun lindor të NATO-s.

Aleatët janë bashkuar për të penguar agresionin rus dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre për të luftuar së bashku, përmes një sistemi të ndërlidhur teknik.

/VOA

 

Etiketa: laboratori i nderlidhjesNATO

Lajme të lidhura

Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
Para
Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com