GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Grevë në të gjithë vendin, paralizohet Gjermania

08:26 - 27/03/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grevë në të gjithë vendin, paralizohet Gjermania
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë.

Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni, Dortmundi janë në grevë të hënën. Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndjehen pasojat e grevës.

Të dielën për të minimizuar pasojat negative në furnizimin e popullsisë u lejua në shumë lande zbutja e rregullores për ndalimin e qarkullimit të mauneve në autostrada. Ministri federal gjerman i Transportit, Volker Wissing u shpreh për lirimin e rregullores për ndalimin e mauneve në autostrada të dielën. Ai apeloi tek të gjithë pjesëmarresit të tregohen të përgjegjshëm për të reduktuar sa më shumë pasojat e grevës.

Kritika ndaj grevës së sindikatave

Kritika kundër sindikatave që kanë thirrur këtë grevë të përgjithshme vijnë nga përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge. Presidentja e VKA tha se “e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepërt”, dhe kujtoi se në raundin e tretë të negociatave do duhej të arrihej një rezultat.

Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën “tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme” dhe kërkoi nga sindikatat kthimin në tryezën e bisedimeve.

Kërkesa të larta për të minimizuar humbjen e fuqisë blerëse

Megjithëse grevat në shërbimin publik kërcënojnë ta paralizojnë të gjithë Gjermaninë, kjo grevë solidarizuese, që nuk është tipike për Gjermaninë rezulton nga një situatë e pazakontë që doli nga pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë.Gjatë pandemisë së Coronës nuk mund të mobilizoheshin anëtarët e nuk kishte përplasje për tarifat e pagesës së shërbimit publik.

Nga ana tjetër sindikatat konfrontohen me një inflacion të jashtëzakonshëm, prandaj anëtarët e tyre duhet të bëjnë kërkesa të larta për të kufizuar humbjen e aftësisë blerëse.

Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore, kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti afër 10%.

Në tryezën e negociatave ndodhet edhe shteti. Në aksionin e përbashkët të qeverisë federale dhe partnerëve u vendos se është e mundur të paguhet një herë një shumë 3000 euro pa tatim në një marrëdhënie pune mbi bazë tarifash.

Nga kjo kanë përfituar të punësuarit në degën e industrisë së metalit dhe atë kimike. Sindikatat punojnë me masë për sa kohë kjo mund të kuptohet kështu. Ato zhvillojnë greva të kufizuara në kohë dhe grevat janë paralajmëruar paraprakisht që të bëhen përgatitjet.

Greva nuk ndjek qëllime politike, por kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania është një vend ku ka pak greva, dhe për këtë kanë luajtur rol grevat paralajmëruse. Mund të ketë më shpesh greva, por nga ana tjetër redukohet numri i ditëve ku nuk është punuar.

 

 

Etiketa: GjermaniGreve

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Shqipëria, me fuqinë blerëse më të ulët në Europë

Këmbimi valutor për sot 27 mars 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com