GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj me 16 kandidatë bashkie, Bejko kundër Këlliçit

08:47 - 27/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot përfundon edhe afati për dorëzimin në KQZ të emrave të kandidatëve për kryebashkiakë dhe listave të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj konfirmoi dje 16 kandidatë për kryetarë bashkie, teksa vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.

Në Tiranë PD ka dalë me kandidaturën e Roland Bejkos, i cili mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidates tjetër të mundshme Jonila Godole.

Ndërkohë emrat e tjerë për 16 bashki janë:

1- Mallakastër- Agron Kapllanaj

2- Poliçan – Florian Qamo

3- Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

4- Kamëz – Bilbil Bajraktari

5- Lezhë – Sandër Marku

6- Krujë – Sabah Sheta

7- Dibër – Naim Gazidede

8- Dimal- Dritan Sula

9- Patos- Pranvera Rizai

10- Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

11- Librazhd -Bujar Vreto

12- Vorë- Ibrahim Bruka

13- Korçë -Gjergji Gjata

14- Sarandë- Skënder Muço

15- Mirditë- Mark Ruçi

16- Tiranë Roland Bejko

Lidhur me kandidaturën e Roland Bejkos si kandidat në Tiranë, përballë kandidatit të opozitës Belind Këlliçi, ka patur reagime te ashpra.

Kundër këtij propozimi ka qenë deputetja Jorida Tabaku. Ajo nuk ka marrë pjesë fare në votimin që është bërë brenda grupit Alibeaj dhe në fjalën e saj është shprehur se, është kundër nxjerrjes së kandidatëve që do të dobësonin kandidatët e opozitës.

“Unë jam kundër kandidateve për kryetare bashkie të tjerë nga opozita.

Për më tepër në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë e dukshme, sidomos në Tirane dhe çdo vendim i tillë thjesht do ta përkeqësonte situatën! Ne duhet të mendojme për emrin e Partisë Demokratike dhe për logon e PD-së dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet!

Jeni duke vepruar gabim dhe po e zvogëloni Partinë Demokratike! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, është shprehur Tabaku.

 

Etiketa: Alibeajkandidat

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Breaking Views

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26
Para
Shkarkohet ministri i Mbrojtjes, protesta masive në Izrael

Shkarkohet ministri i Mbrojtjes, protesta masive në Izrael

Discussion about this post

TË FUNDIT

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet
Aktualitet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket...

Lexo më shumë
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shkurt 2026

07:55 - 10/02/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2026

07:39 - 10/02/26
Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com