GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkarkohet ministri i Mbrojtjes, protesta masive në Izrael

08:55 - 27/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkohet ministri i Mbrojtjes, protesta masive në Izrael
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra mijëra izraelitë mbushën rrugët e qyteteve anembanë vendit të dielën në mbrëmje, në një shfaqje spontane indinjate pasi kryeministri Benjamin Netanjahu shkarkoi befasisht ministrin e tij të mbrojtjes, pasi ai sfidoi planin e udhëheqësit izraelit për reformën e gjyqësorit.

Protestuesit në Tel Aviv bllokuan një autostradë kryesore dhe ndezën zjarre të mëdha, ndërsa policia u përlesh me protestuesit që u mblodhën para shtëpisë së zotit Netanjahu në Jeruzalem dhe në një moment të caktuar thyen kordonin e sigurisë.

Trazirat thelluan një krizë disamujore mbi planin e kryeministrit Netanjahu për të bërë ndryshime të thella në sistemin gjyqësor, gjë që ka shkaktuar protesta masive, ka alarmuar udhëheqësit e biznesit dhe ish-krerët e sigurisë dhe ka ngjallur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të ngushtë.

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, sinjalizoi se kryeministri dhe aleatët e tij do të vazhdojnë këtë javë me hapat e planit për ndryshime. Gallant ishte anëtari i parë i lartë i partisë Likud në pushtet që foli kundër reformës, duke thënë se ndasitë e thella po kërcënonin të dobësonin ushtrinë.

Por pasi një mori protestesish vërshuan në rrugët deri në orët e vona të natës, ministrat e partisë Likud filluan të shfaqin gatishmërinë për t’u tërhequr. Ministri i Kulturës Micky Zohar, një person i besuar i zotit Netanjahu, tha se partia do ta mbështeste nëse ai vendos të ndalojë ndryshimet në gjyqësor.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra e zotit Netanjahu tha të dielën vonë se kryeministri kishte shkarkuar zotin Gallant. Kryeministri Netanjahu më vonë shkroi në Twitter se “ne të gjithë duhet të qëndrojmë të fortë para kundërshtimit.”

Dhjetëra mijëra izraelitë dolën në rrugë në protestë pas njoftimit të zotit Netanjahu, duke bllokuar arterien kryesore të Tel Avivit, duke e shndërruar autostradën Ayalon në një det flamujsh izraelitë bardhë e blu dhe duke ndezur një zjarr të madh në mes të rrugës.

Demonstrata u zhvilluan në Beersheba, Haifa dhe Jeruzalem, ku mijëra vetë u mblodhën para rezidencës private të zotit Netanjahu. Policia u përlesh me protestuesit dhe përdori pompa me ujë për të shpërndarë turmën i. Më pas mijëra vetë marshuan nga rezidenca e tij drejt Knessetit, parlamentit të vendit.

Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Nju Jork tha se po jepte dorëheqjen për shkak të shkarkimit.

Shtetet e Bashkuara thanë se ishin thellësisht të shqetësuara nga ngjarjet e së dielës dhe theksuan nevojën urgjente për kompromis, duke përsëritur thirrjet për të mbrojtur vlerat demokratike./VOA

Etiketa: Izraelprotesta

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Vrasja në Top Channel, reagon presidenti Begaj

Vrasja në Top Channel, reagon presidenti Begaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com