GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj apel Alibeajt: Dorëzoje vulën tek i zoti, Sali Berisha

11:45 - 27/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjekmarkaj apel Alibeajt: Dorëzoje vulën tek i zoti, Sali Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje kryetarit të komaduar të PD-së, Enkelejd Aliabeaj, që t’i lërë lojërat me kandidatë dhe vula, por të pranojë realitetin dhe dështimin.

Gjekmarkaj, i njohur më parë edhe si mbështetës i grupimit të Alibeajt e pranon se tashmë që demokratët të jenë së bashku në zgjedhje, duhet të ndërmerret një veprim, të kthehet vula e partisë te i zoti, që sikurse shprehet Gjekmarkaj, tashmë nuk ka dyshim se është Sali Berisha, i cili ka pas edhe elektoratin opozitar.

Postimi i plotë

Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore. Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.

Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Na bënë qesharak. Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori.

Sot Vula” ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.

Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe ska pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.

Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin.

Do të ishte më e ndershme që në një sini “vula” të udhetonte nga “Kotoni” si koka e Ali Pashes drej “Shqupit”.

Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper. Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat.

Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai , të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zemergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.

Filloi gara per t’u justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve , kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen.

Nuk flet shqiptari kështu

Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.

Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie.

Nuk me kanë munguar ofertat per t’u rikthyer. I kam falenderuar por jo.

Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet.

Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin “primaret” po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin.

Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kantidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka. Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë.

Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kantidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin “vulen” që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është.

Duhet pranuar deshtimi.

Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel , here e hapur e herë bunker dhe skemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.

Njerezit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.

Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim e autokritikë.

Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e “primareve” a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kandidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.

E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.

Vulën kur e rimorëm nuk na u desh më, nuk e përdorëm

Kolegë të dashur Enkeled , Gazment , Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu, demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerezit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin.

Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnję nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi.

I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku ” gratë” behen “burra” dhe “burrat” në “gra”.

Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci.

Me shqeteson “non grata” e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë.

Ne jo. Ai ka njerez , ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.

Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve, bujkrobit dhe roberve.

Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash.

Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten.

 

Etiketa: AlibeajberishaGjekmarkajKryesore1

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Ambasada amerikane reagon pas betimit të anëtarit të 8-të të kushtetueses: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

Sulmi me armë ndaj Top Channel, reagon Ambasada Amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com