GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama e cilësoi Kralin të paaftë, tani e rikandidon në Kavajë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama e cilësoi Kralin të paaftë, tani e rikandidon në Kavajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Kavajë, Hysen Kadiu e ka quajtur hipokrizi rë rilindjes rikandidimin e Redian Kralit nga Partia Socialiste për Bashkinë e Kavajës në zgjedhjet e 14 majit.

“Të gjithë e mbajmë mend sesi Qeveria Rama shpalli bashkë me falimentimin e bashkisë sonë edhe kryetarin e bashkisë si të paaftë dhe inkompetent për menaxhimin e krizës, duke hapur zyrtarisht garën për administrator, i cili de jure do të merrte kompetencat e kryebashkiakut.

Si mundet t’i ofrosh si alternativë qytetarëve, të njejtin person të cilin disa muaj më parë e akuzuat si përgjegjës për falimentimin e bashkisë dhe të paaftë për menaxhimin e saj?!”, shkruan Kadiu në Facebook.

Postimi :

Të rikandidosh për kryetar të njejtin person, të cilin e shpallët të paaftë dhe përgjegjës për falimentimin e Bashkisë, është jo vetëm hipokrizi, por edhe një tallje e madhe për qytetarët e Kavajës!

Nëse ka një çështje e cila na vendos të gjithëve përpara përgjegjësive politike dhe institucionale, është padyshim falimentimi i Bashkisë Kavajë.

Të gjithë e mbajmë mend sesi Qeveria Rama shpalli bashkë me falimentimin e bashkisë sonë edhe kryetarin e bashkisë si të paaftë dhe inkompetent për menaxhimin e krizës, duke hapur zyrtarisht garën për administrator, i cili de jure do të merrte kompetencat e kryebashkiakut.

Këtu nis dhe hipokrizia e pafundme e Rilindjes.

Si mundet t’i ofrosh si alternativë qytetarëve, të njejtin person të cilin disa muaj më parë e akuzuat si përgjegjës për falimentimin e bashkisë dhe të paaftë për menaxhimin e saj?!

Qytetarët e kanë të qartë se ky njeri, është si shkaktar i krizës, ashtu edhe i paaftë për ta menaxhuar atë, por kurrësesi nuk është etike të përdorni dy standarte, të të paaftit dhe alternativës.

Cinizmi dhe deluzionet ju bëjnë të nxirrni njeriun më të urryer në Shqipëri, të dalë e të flasë për Kavajën, si kryeqendrën e turizmit vendas.

Pra, për ta kuptuar drejtë, ju po na thoni, se një bashki lider e turizmit në vend, praktikisht me të ardhurat më të larta, arrin deri në atë pikë sa të shpallë falimentin?!

A ka një logjikë e cila mund t’i japë shpjegim filozofisë suaj deluzive?

Qytetarët e Kavajës janë të vetëdijshëm dhe e vlerësojnë fare mirë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti u ka dhuruar, por kurrësesi nuk mund të pranojnë këtë tallje kaq të madhe, që vetëm arroganca Rilindase mundet ta ofrojë.

Më 14 maj, Kavaja zgjedh ndryshimin!

 

Etiketa: KavajëPDRama

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Sulmi me një të vrarë, reagon Top Channel

Sulmi me një të vrarë, reagon Top Channel

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com