GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E çuditshme në Fier, këngëtari i Tik-Tokut u arrestua për…

16:57 - 27/03/23
në Aktualitet, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
E çuditshme në Fier, këngëtari i Tik-Tokut u arrestua për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rrjete sociale dhe në Tik Tok, jemi mësuar shpesh që të shohim këngëtar ose të vetëquajtur të tillë, të cilët publikojnë videoklipet e tyre, të shoqëruara me kartmonedha të ndryshme.

Kjo është një mënyrë primitive për të treguar se këta artistë interneti krijojnë pasuri me atë që e konsiderojnë artin e tyre.

Por, ka raste kur të krijojnë edhe siklete të mëdha, madje penale.

Ervis Xhipi është një i ri nga Fieri, i cili publikon herë pas here video në rrjetin social Tik-Tok. Në videot e tij, mesa duket, ka publikuar edhe shuma kartmonedhash të ndryshme euro.

Autoritetet franceze e kanë të dyshuar Xhipin për një vepër penale të mbetur në tentativë në vendin e tyre dhe kërkuan nga homogolët e tyre shqiptarë që të kryejnë kontroll mbi këtë individ.

Gjykata e Fierit i hapi rrugën kërkesës së prokurorisë së qytetit për të ekzekutuar letër-porosinë e francezëve. Në mes të janarit, forcat policore mësyjnë në shtëpinë e Xhipit, ku nuk gjetën ndonjë send të kundërligjshëm për atë që dyshohej në Francë, por gjejnë disa kartmonedha “lodër”.

Ervis Xhipi u shpjegon policëve se kartmonedhat që ai përdor dhe që iu gjendën në shtëpi nuk janë të falsifikuara. Ato nuk janë fare kartmonedha. Mbi to gjendet shënimi “të pavlefshme” dhe janë nga ato që u shiten fëmijëve 150 lekë të reja 100 copë.

Policët nuk binden. E prangosin këngëtarin e Tik Tokut dhe e dërgojnë para prokurororëve të Fierit. Këta të fundit i kërkojnë gjykatës të caktojnë masën e sigurimit “arrest me burg”, nën dyshimet se Xhipi kishte falsifikuar monedhat.

Gjykata e Fierit, pasi analizoi situatën, vendosi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi kartmonedhat e gjetura në shtëpinë e tij nuk janë false, por janë “lodër”.

Nuk bindet prokuroria e Fierit, e cila e ankimon vendimin pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon arrestimin e “tik-tok-tistit”.

Edhe gjykata e shkallës së dytë e rrëzoi prokurorinë në një vendim të dhënë pak ditë më parë.

Historia e çuditshme
“Gijotina” ka siguruar vendimin e gjykatës mbi rastin e çuditshëm të Ervis Xhipit.

Më datë 17.01.2023 është ushtruar kontroll në banesën me qira të të arrestuarit Ervis Xhipi dhe gjatë kontrollit është gjetur: një pasaportë biometrike, në emër të shtetasit Ervis Xhipi dhe mbi dollapin e rrobave janë gjendur dy kartëmonedha, prerje 100-she Euro në dukje të falsifikuara.

Nga pamja e fotokopjes së kartëmonedhave rezulton se në to ka një shkrim në gjuhën turke “Geçersizdir” (në shqip “E pavlefshme”) dhe asnjë nënshkrim sigurie. Faktet sa më sipër janë dokumentuar në aktet e sipërcituar, si dhe në Procesverbal kapje në flagrancë datë 17.01.2023, Raport shërbimi datë 17.01.2023.

I arrestuari Ervis Xhipi ka deklaruar se ai është muzikant dhe shpesh hedh video në rrjetin social Tik Tok me këto lloj monedhash, të cilat nuk janë në përdorim dhe madje ne dukje është shumë e thjeshtë të kutpohet që ato janë imitime.Këto lloj imitimesh shiten në çdo dyqan të rëndomtë me pako që kanë deri 100 kartmonedha njëqindshme për 150 lekë .

Sa më sipër, është arrestuar në flagrancë në datë 17.01.2023 shtetasi Ervis Xhipi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”.

I pyetur në seancë gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë, shtetasi Ervis Xhipi ka deklaruar se ato janë sende për të luajtur (lodra) që luhet në Tik-Tok dhe nuk janë para false për t’u përdorur për transaksione.

Prokuroria i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit të dyshuar Ervis Xhipi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr.28, datë 18.01.2023 ka vendosur: Rrëzimin e kërkesave dhe vleftësimin si të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Ervis X|hipi, në datën 17.01.2023, duke mos caktuar asnjë mase sigurimi.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur ankim Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit, duke kërkuar caktimin e masës “arrest me burg”.

Gjykata e Apelit vlerëson se “gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar me të drejtë se, nuk rezulton që në momentin e arrestimit të shtetasit Ervis Xhipi të kishte dyshime të bazuara në prova se ky shtetas kishte kryer veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Sipas gjykatës, Xhipi nuk rezulton të jetë kapur duke ï përdorur këto kartmonedha për ndonjë transaksion.

“Fakti që këto kartmonedha janë gjetur në banesën e të arrestuarit nuk do të thotë që shtetasi Ervis Xhipi është falsifikuesi i tyre apo është përdorues i kartmonedhave të falsifikuara, përsa kohë që ato nuk mund të konsiderohen të tilla,të falsifikuara. Dy kartmonedhat e gjetura në banesën e të arrestuarit, janë lehtësisht të konstatueshme që janë të pavlefshme pasi një fakt i tillë ishte shkruar edhe në kartmonedha në gjuhë të huaj turke, por ky fakt, gjithashtu rezultonte edhe nga mungesa e elementëve të sigurisë që duhet të ketë një kartmonedhë e konstatueshme lehtësisht nga një kqyrje e thjeshtë e tyre. Ndërkohë, posedimi i kartmonedhave të pavlefshme nuk parashikohet si vepër penale dhe nuk mund të konsiderohet send apo provë materiale, nga të cilat mund të konkludohet për kryerje të veprës penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.

VIDEO

Etiketa: kengetariTik tok

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Ish-mesfushori i Kombëtares flet për Sylvinhon dhe Zabaletën

Ish-mesfushori i Kombëtares flet për Sylvinhon dhe Zabaletën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com