GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kemi kandidatë më të mirë se kurrë në histori

18:23 - 27/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kemi kandidatë më të mirë se kurrë në histori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi në Peqin pasditen e kësaj të hëne kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për kryetar bashkie, Mustafa Pashja.

Në fjalën e tij lideri demokrat u shpreh se kandidatët e PD janë më të mirët ndonjëherë, pasi ata dolën nga vota e anëtarësisë, nga primaret.

“Edhe njëherë një mirënjohje të pakufishme për këtë entuziazëm, për këtë takim kaq të ngrohtë, që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni demokratëve shqiptarë në të 4 anët e vendit, u dërgoni shqiptarëve kudo që janë. Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në një betejë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ky entuziazëm është energjia e fitores në 14 maj, e Mustafa Pashjes dhe kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë. Ky entuziazëm është energjia e ndryshimit që po vjen. Është energjia e shpresës që sjell ndryshimi, është pra, një entuziazëm që çel për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë tjetër, që rivendos pluralizmin, demokracinë, rikthen Peqinin, peqinasve dhe rikthen Shqipërinë, shqiptarëve.

Kam ardhur në dekada shpesh tek ju, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, kandidat për deputetë. Mustafa Pashjen e kam një mik të vjetër, bashkëpunëtor të hershëm, por kësaj here, Mustafai dhe të gjithë kandidatët tanë janë tjetër, ata nuk janë më, kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, ata janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra që vendosën të dalin para jush, të vlerësohen nga ju, të votohen nga ju, dhe kjo ndodhi. Në këtë kontekst, miqtë e mi, kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë.

Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë, por ju garantoj ju se për lirinë, ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Dhe kur në takime para një viti e gjysëm, demokratët kërkonin kudo që ne duhet të zgjedhim vetë, kryetarin tonë të partisë, duhet të zgjedhim vetë kryetarin tonë të bashkisë, deputetin tonë, dhe jo të na i emëroni ju, unë premtova një gjë të tillë. Premtova me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Se ju keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer dhe koha provoi se sot në Peqin dhe mbarë Shqipërinë se ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.

Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë.

Ju e ndoqët procesin e emërimit të tyre, diku kërciti dajaku në mbledhje, diku tjetër u vendosën hekurat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin, kurse ne gjithçka e lamë tek ju, tek besimi, vullneti, juaj dhe të jeni të sigurtë se ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Ne besojmë shumë në dinjitetin njerëzor, besojmë se ai që do të zejë vendin e qytetarit të parë, kryetarit të bashkisë, ai duhet të jetë gjithçka i varur nga ju, pafundësisht mirënjohës ndaj ju, ai duhet të jetë një shërbëtor ndaj jush. Ai duhet të bëjë gjithçka që të tregojë se e meritoi votën tuaj. Dhe ky është rregulli i demokracisë, ky është përfaqësimi demokratik”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishahistoriKandidatetKryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Kombëtarja, merret vendimi për stadiumin

Kombëtarja, merret vendimi për stadiumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com