GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Të ardhurat nga emigrantët shqiptarë shënojnë rritje

08:02 - 28/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ardhurat nga emigrantët shqiptarë shënojnë rritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vala e re e emigracionit po reflektohet dhe në paratë që emigrantët e rinj po dërgojnë pranë familjeve të tyre, që kanë lënë në Shqipëri.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për vitin 2022 arritën në 834 milionë euro, duke u rritur me 9.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe në nivelin rekord të deritanishëm, atë të vitit 2008-s po prej 834 milionë euro, që është dhe viti më i hershëm kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Sipas tremujorëve, vlera më e lartë e dërgesave u arrin në tremujorin e tretë dhe të katër, përkatësisht me 216 dhe 242 milionë euro, periudha kur tradicionalisht ka më shumë prurje nga emigrantët për shkak të pushimeve të verës dhe më pas festave të fundvitit. Shifra e tremujorit të katërt prej 242 milionë eurosh, është më e larta e regjistruar ndonjëherë në një tremujor, që nga 2008-a, kur raportohen të dhënat.

Cikël në rritje

Dërgesat e emigrantëve po ndjekin një cikël të ri rritjeje, që i detyrohet kryesisht valës së re të emigracionit të dekadës së fundit.

Valët e para të emigracionit masiv shqiptar nisën pas rënies së regjimit komunist dhe numri i madh i shqiptarëve të larguar jashtë vendit u bë burim i rëndësishëm të ardhurash për familjarët e tyre në Shqipëri dhe për ekonominë shqiptare në tërësi.

Ky cikël duket se arriti pikun në dekadën e parë të mijëvjeçarit të ri, pasi emigrantët e larguar në vitet ’90 ndërtuan një jetë jashtë Shqipërisë dhe i zbehën gradualisht lidhjet me familjet e tyre në Shqipëri. Por, sidomos pas vitit 2013, nisi një cikël i ri emigracioni, që po përfshin gjithnjë e më shumë të rinjtë e arsimuar, që po shfrytëzojnë nevojën për punë të specializuar në vende të ndryshme të BE-së, sidomos në Gjermani.

Sipas vlerësimeve të Instat, Shqipëria ka një diasporë prej afërsisht 1.7 milionë banorësh, nga të cilët pothuajse një milionë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës.

Tendenca për të ikur

Tendenca për të ikur është përshpejtuar pas ngadalësimit në dy vjet pandemi dhe Mbretëria e Bashkuar po bëhet një destinacion që po tërheq shumë shqiptarë, sidomos të rinj. Gjatë vitit 2022, aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nga shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, arritën në14.2 mijë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në 27 vendet e Bashkimit Europian, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në 2022-n, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil në BE-27 u rritën me 16%. https://ëëë.monitor.al/aplikimet-per-azil-rekord-ne-britani-ne-2022-niveli-me-i-larte-ne-tre-vjet-ne-bashkimin-europian/

Gjermania është një tjetër destinacion, por që kryesisht tërheq personat që shkojnë me kontratë pune.

Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

Etiketa: Emigrantëte ardhura

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Tritol pallatit në ndërtim në Shëngjin, arrestohet (Emri)

Tritol pallatit në ndërtim në Shëngjin, arrestohet (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com