GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pëllumbi” godet në shenjë. Sekuestrohet sasia e madhe e kanabisit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pëllumbi” godet në shenjë. Sekuestrohet sasia e madhe e kanabisit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Krujës në bashkëpunim me DVP Durrës ka finalizuar operacionin e radhës të goditjes së njëpasnjëshme të biznesit ilegal të prodhimit edhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacioni të koduar “Pëllumbi” efektivët ligjzbatues kanë zbuluar dy ambiente të përshtatura për rritjen e kanabisit. Në pranga janë vënë dy vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj vepre kriminale, SH. H. Dhe F. H., respektivisht 39 dhe 32 vjeç.

 

NJOFTIMI:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pëllumbi”, nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kultivimit të kanabisit, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pëllumbi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës), të dy banues në Qerekë, Krujë. Shtetasi F. H. ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Etiketa: KanabisKrujaPolicia

Lajme të lidhura

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së
Breaking Views

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

19:39 - 31/05/26
Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës
Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26
Para
Luizi ka vendosur të “çmendë” Oltën, aktorja shpërthen në lot

Luizi ka vendosur të "çmendë" Oltën, aktorja shpërthen në lot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26

Reperi Stresi, djemtë e Azem Hajdari dhe Sokol Olldashit, e vajza e Bujar Nishanit, janë e vetmja risi e listës...

Lexo më shumë
Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

19:39 - 31/05/26
Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

17:10 - 31/05/26
Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…

Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…

16:57 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026