GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Belind Këlliçi do ta shpëtojë Tiranën nga mafia

17:03 - 28/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi voton në Primare: Koha që pushteti t’i kthehet qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Avni Nezaj

A ju kujtohet një skenë e një proteste të opozitës së Edi Ramës kur Erion Veliaj dhe 99-shat e tij i lyenin një burri të moshuar kokën me bojë te kuqe dhe e nxisnin që të bërtiste e të thoshte, “më kanë rrahur”, “më kanë plagosur, “më kanë vrarë”. Këtë detyrë e bënte shumë mirë Erioni kohë më parë që të nxiste turmat, si ato punonjëset e seksit që rrotullohen në tubin e hekurit përdoren që të shtojnë pagatorët… në këtë rast “protestonjësit”.

Vite më vonë e kemi kuptuar qartë e më qartë, se sa i pazakontë ka qene ky njeri në krye të Bashkisë së Tiranës. Ka shkatërruar gjithçka për të mbushur deficitin e “lekëve të fiqve” që harxhoi për dasmën në kështjellë.

Të zezat e tij i dinë të gjithë. Politika u imponohet njerëzve dhe i nxit që t’i afrohen kutive të votimit. Aty dyzohen pastaj se çfarë duhet të bëjnë.

Unë nuk kam asnjë dilemë se për kë do të votoj. Por, edhe jam shumë i qartë se Belind Këlliçi do ta zhbëjë modelin e këtij ngjyrosësi mitingashësh dhe do ta përzërë bindshëm nga hapësira publike e kryeqytetit që sot mafia e ka marrë peng.

Belindi është në kohë të shpëtojë Tiranën. Jo me llafe, por me punë. Nuk kam dijeni se kush është pjesë e stafit të tij të afërt, por qetësia e tij me krijon një bindje të plotë se projekti “Këlliçi” do t’i japë një frymë të re kryeqytetit.  Ai ka një mbështetje të plotë të opozitës. Ka një mbështetje të pakompromis nga pjesa që e do Tiranën edhe për të jetuar, pa zhurma, pa pluhur, pa mbetje e pa propagandë perverse poshtë dritareve te shtëpive të tyre.

Projekti Këlliçi, me çfarë është bërë publik, më krijon një besim të heshtur se do të mund të bindë skeptikët që nuk janë as blu e as të kuq, që t’i bashkohen grupit të njerëzve që duan ta shpëtojnë Tiranën nga rrethimi i “pyjeve orbitale” si mashtrime mafioze të Erion Velisë.

Projekti Këlliçi duhet të përmbajë brenda edhe rininë, por edhe fatin e atyre pensionistëve që nuk kanë para për të paguar faturën e 5-fishuar të ujit të pijshëm që nuk u shkon kurrë në rubinet.

Ai duhet t’i japë zgjidhje një herë e përgjithmonë ujit të pijshëm. Kryeqytetasit paguajnë fatura deri ne 100 mijë lekë në muaj vetëm për ujin e pijshëm, sepse e blejnë në dyqane ose ne kioskat e miqve të Veliajt.

Projekti Këlliçi duhet të këtë parasysh edhe ata fëmijë që mbajnë në shpinë çanta të rënda me libra që transporti i tyre të jetë i kontrolluar i mirëmenaxhuar dhe me sa më pak shpenzime. Gjithë qeveritë e botës, lokale e qendrore paguajnë për fëmijët e mirërritjen e tyre. Veliaj mbledh taksat dhe si mafioz ua ndan biznesmenëve të tij, dhe asnjë shenjë ndihmë për familjet nuk ka. Blen çmime ndërkombëtare për bashkinë.

Projekti Këlliçi duhet të trokasë vrullshëm tek biznesi i vogël. Tek ato kioskat që mbajnë ndezur dritat deri pas mesnate sepse njerëzit blejnë ndonjë gjë. Veliaj u sjell supermarketet nëpër lagje.

Projekti Këlliçi duhet ta mbajë vëth në vesh që ata që jetojnë në Tiranë dhe që shkojnë e vijnë në punë me makina të kenë një parking pa pagesë në afërsi të shtëpisë së tyre e jo të rrotullohen tre orë për të gjetur një vend diku. Ndoshta projekti i transportit falas ofron një zgjidhje kuptimplotë.

Jam i sigurt se asgjë nuk do të harrojë Belindi dhe nëse financimet nuk i dalin për të bërë një fushatë me drita e me posterat. T’i bjerë në këmbë shtëpi më shtëpi e pallat më pallat. Njerëzit kanë nevojë ta shikojnë përballë e jo të stukuar nga kamerat apo fotomontazhet. Aty shikojnë përditë kullaxhiun Veliaj.

Mos përto Belind, sepse Tirana ka nevojë për ty. Nuk ke hedhur gaz lotsjellës mbi banorët, nuk u ke shkatërruar shtëpitë, nuk ke dhunuar periferinë që të mbështet pa limit. Nuk ke sharë apo fyer ata që kanë “pushtuar” Tiranën kohë pas kohe, që ta zhvillojnë por jo të vidhen.

E kështu i sigurt do ta shpëtosh kryeqytetin nga lidhjet e mafies dhe politikës, nga të zezat e Erionit dhe bojaxhinjve të tij në koka protestuesish. Do ta nxjerrësh këtë hapësirë nga dallga ku është mbytur e ku shikohet ditë për ditë në media, me regji qendrore vetëm kryetari, që rrotullohet e rrotullohet në hekurin e skenës. 14 maji duhet t’u kthejë qytetin banorëve.

Etiketa: Avni nezajBelind KelliciOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Shteti ku aktualisht është viti 2015

Shteti ku aktualisht është viti 2015

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr i degjeneruar në dhunë, 37-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia heton rrethanat
Aktualitet

Sherr i degjeneruar në dhunë, 37-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia heton rrethanat

08:45 - 07/12/25

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Berat, pak pas mesnatës së djeshme. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas...

Lexo më shumë
Punonjësit nga Mianmari po zëvendësojnë gradualisht shqiptarët në industrinë fason

Punonjësit nga Mianmari po zëvendësojnë gradualisht shqiptarët në industrinë fason

08:20 - 07/12/25
Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptari sulmon me thikë ish-bashkëshorten, 50-vjeçarja kërkon strehë në supermarket

Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptari sulmon me thikë ish-bashkëshorten, 50-vjeçarja kërkon strehë në supermarket

07:55 - 07/12/25
Parashikimi i horoskopit për të dielën e sotme

Parashikimi i horoskopit për të dielën e sotme

07:40 - 07/12/25
Parashikimi i motit për sot: Kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për sot: Kushte atmosferike të paqëndrueshme

07:31 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com