GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

09:14 - 29/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj e ka quajtur një akt të krimit të organizuar sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

E ftuar në “Opinion”, Imeraj tha se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat. Referuar vrasjes së Kolës, ajo shtoi se autorët e kanë marrë parasysh se nga sulmi mund të kishte dhe pasoja të tilla, por për ta nuk ka pasur rëndësi kjo gjë.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje.

Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tillë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja,”- u shpreh Imeraj.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim.

Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Etiketa: sulmitop chanel

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Messi shënon golin ‘special’ me Argjentinën

Messi shënon golin ‘special’ me Argjentinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com