Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Autoritetet bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.
Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në automjet u gjetën edhe disa gramë kokainë.
Shqiptari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës edhe pse ishte drejtuesi i mjetit.
Discussion about this post