GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet me kokainë 64-vjeçari në Kakavijë (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shpallur në kërkim, merr fund liria e shqiptares së rrezikshme dhe një 34-vjeçari, arrestohen në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar një 64-vjeçar në Kakavijë, pasi është kapur me kokainë. Përpos arrestimit, të dyshuarit i janë sekuestruar edhe një shumë parash. Mësohet se Vasil Simaku u kap në Kakavijë me 346 gramë kokainë dhe shuma të mëdha parash.

“Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari. Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale, tha policia.

Etiketa: kapetKokaine

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Pogradec, i moshuari vetëvritet duke u hedhur nga pallati

Pogradec, i moshuari vetëvritet duke u hedhur nga pallati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com