GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Zia hipokrite për Top Channel dhe hipokrizia që harron Ramën dhe pikas Berishën

15:31 - 29/03/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Zia hipokrite për Top Channel dhe hipokrizia që harron Ramën dhe pikas Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alfred Lela

Ndër të gjitha pistat e mundshme për ngjarjen tronditëse në Top Channel, vetëm për një jam i sigurt: nuk ka gisht Sali Berisha! Doktorin, në ndoshta minutat e reminishencave, mund ta kapësh beft duke menduar për veten thënien brilante të Giulio Andreotit ‘më kanë akuzuar për çdo gjë në këtë vend… që nga Luftrat Punike”. Nëse vrojton Gardën Mediatike afër Ramës, thuajse shqiptojnë akuzën se, në mos e bëri, Berisha e frymëzoi atentatin në Top Channel.

Atë krim dhe tronditje publike për dy arsye: u vra një shqiptar i varfër dhe pa lidhje me ngjarjen, dhe u godit media kryesore në vend, një prej dy televizioneve private kombëtare, një medium të cilit, pavarësisht zgëqeve të vogla të smirës apo xhelozisë që mund të sajosh, mbetet themeli më i madh i të bëri televizion në tranzicionin shqiptar.

Duke e shpallur konfliktin e interesit, të qenit një prej njerëzve të ekipit të ngushtë të z. Berisha, më duhet të ankorohem te logjika dhe shpresa se, ndoshta, njerëzit i gjykojnë të tjerët për çka thonë dhe jo kush e thotë. Po ruajtëm këtë parim do të merremi vesh, përndryshe secili në punë të vet, por asnjë punë e bërë nuk na pret të dera e marrëveshjes së asaj që quajmë ‘gjë publike’.

Sepse Top Channel është një gjë publike, një interes publik, edhe pse në pronësi private. Po kaq publike janë edhe qëndrimet e personave publikë, qofshin politikë ose jo.

Po, Sali Berisha, ka patur një qëndrim në lidhje me zhvillimet në Top Channel pak ditë para ngjarjes, siç ka patur një të tillë edhe mëngjesin disa orë pas saj. Ai ka folur, si kryetar i opozitës shqiptare, për një ngjarje të rëndësisë dhe interesit publik, shitjen e televizionit kryesor në vend. Po të mos fliste, i duhej “të përgjigjej” para qindra mijëra shqiptarëve, të cilët prej vitesh shohin të përthyhen te “mediat” e tij, Facebook apo dalje televizive, të gjitha ngjarjet që përbëjnë lajm në Shqipëri (sigurisht, edhe ato që përbëjnë interes politik për të dhe partinë e tij). Nëse Top Channel mund të ketë preferuar heshtjen për shitjen e një aseti, që ata e konsiderojnë privat, drejtuesit duhet ta dinë se prona e tyre është njëkohësisht mall i interesit publik.

Të targetosh Berishën si stimulues të sulmit është hipokrizi intelektuale, dhe të qaravitesh për goditjen e Top Channel, duke anashkaluar thelbin e ngjarjes, është një zi hipokrite. Kësaj here “fajin nuk e ka Saliu”, sepse prej 10 vitesh ai është në opozitë dhe i rrethuar nga atentate politike që e bëjnë breshërinë ndaj Top Channel të duket si lojë play station në divanin përballë ekranit.

Gjuha e tij në raport me gazetarët, krahasuar me atë mbi të cilin duhet të binin fajet, sepse ai është Kryeministri, është si të krahasosh Harry Truman-in me Donald Trump-in. Për nga agresiviteti dhe transgresiviteti. Trump, “ky armik i qytetërimit”, është një medalje që shkon për Ramën.

Nuk kanë kaluar më shumë se pak muaj nga statusi i kryeministrit, ku Top Channel kontekstualizohej si “gjobëvënës”. Më pak se aq kanë kaluar nga një virozë stine, që shpërtheu një ‘luftë të nxehtë’ në raportet mes njeriut më të fuqishëm në Shqipëri dhe televizionit më me ndikim.

Çfarë hyn Berisha këtu, apo çdo gjë që nuk na e lejon interesi, politik apo çfardoqoftë, ta shpjegojmë si duhet, e paketojmë si ‘faj të Saliut’?! Pronarët e televizioneve janë në të drejtën e tyre të pronësisë që, në edicionet e lajmeve ta shtrydhin opozitën në një cep minutëpak, edhe më pak se kronikat për ndonjë spektakël të prodhuar po prej tyre. Por vëzhguesit nuk i pengon gjë, gjithashtu, që të dallojnë se opozita, televizionet kombëtare, qeveria dhe debati janë interes publik.

Nëse kërkojmë të hiqet dorë nga ky themel i jetës në qytet dhe demokraci, atëherë u japim natë dhe liri pikërisht atyre që qëlluan me armë kundër Top Channel. Dhe, fatkeqësisht, paraqitemi si oponentë të tyre, por jemi proponentë./Politiko.al

Etiketa: Alfred LelaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Mishi i konsumuar pas skadencës, flet eksperti

Ja çfarë është lloji i mishit që ka ndarë opinionin publik në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com