GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet për drogë 55-vjeçari në Shkodër, në kërkim vëllai

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion te ‘Komuna e Parisit’, arrestohet një person
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike në Shkodër. Në pranga ka rënë një 55 vjeçar ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij. Policia zbuloi 1900 fidanë kanabis të mbjella në fshatin Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna.

“Operacioni, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, falë përdorimit të dronëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna. Vihet në pranga një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë. Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të operacionit, në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komsiariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. B., 37 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit Xh. B., identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkoitke”, kryer në bahskëpunim, më shumë se një herë”, tha policia.

Etiketa: PoliciaShkodër

Lajme të lidhura

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Para
Vranë dhe dogjën Kurtdedën, prokuroria çon për gjykim nënë e bir

Vranë dhe dogjën Kurtdedën, prokuroria çon për gjykim nënë e bir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26

Sot nis sezoni i ri i “Abissnet Superiore”, edicioni i 88-të në historinë e elitës së futbollit shqiptar. Sfida Vllaznia–Skënderbeu,...

Lexo më shumë
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com