GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN tregon problemet e pastruesve me pagat e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë sektorët e ekonomisë të gjendur nën presionin e mungesës së punonjësve dhe kostot e larta të jetesës rritën pagat bruto vitin e kaluar me ritme dyshifrore.

Mirëpo ndryshimi i paprecedentë i çmimeve me një mesatare 6.7 për qind bëri që rritja reale e pagave të ishte më e ulët se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare mujore bruto arriti në 66,015 lekë në fund të vitit 2022 me një rritje 10.8 për qind në krahasim me vitin 2021. Por paga reale që merr në konsideratë indeksimin me inflacionin u rrit me vetëm 4.1 për qind, një ritëm ky më i ulët se i vitit 2021 kur paga reale në ekonomi u rrit me 6.4%.

Paga nominale dhe para reale përgjatë dekadës janë rritur me ritme të ngjashme, por në vitin 2022, shihet se paga nominale ka pësuar një rritje të fortë me 10.4%, por paga reale është rritur me vetëm 4.1 për qind si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Rritja e pagave është zhvlerësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve, një fenomen që po vepron edhe këtë vit.

Nga viti 2014 në vitin 2022 paga mesatare në vend është rritur me 45% duke arritur në rreth 66 mijë lekë. Kryeministri, Edi Rama njoftoi me herët gjatë javës se paga mesatare në vend në harkun kohor të dy viteve do të arrijë në 900 euro (102 mijë lekë) ose 54% më shumë se fundi i vitit të kaluar.

Ekspertë të ekonomisë dhe bizneset pohojnë se rritja e pagës pa përmirësuar produktivitetin dhe pa orientuar ekonominë në një model që të prodhojë mallra më vlerë të lartë ka gjasë të kthehet në bumerang.

Psh, nisma e kryeministrit të vendit për të rritur me 54% pagën mesatare vetëm në dy vite, rezultate që nuk janë prodhuar as në një dekadë, pa u mbështetur në përmirësimet strukturore të ekonomisë, rrezikon të krijojë një spirale inflacion, paga.

Banka e Shqipërisë lajmëroi se, rritja e pagave vitin e kaluar ushtroi presion mbi çmimet.

Pagat e ulëta vijojnë të jenë në themel të modelit ekonomik shqiptar, ndaj rritja e tyre pa çuar ciklin e prodhimit në një vlerë më të lartë rrezikon të prodhojë inflacion dhe jo fitime për punonjësit./Monitor

 

Etiketa: inflacionipagat

Lajme të lidhura

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta
Breaking Views

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Para
Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë?

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26

Gazetari i njohur investigativ italian i ‘Domani’, Nello Trocchia, ka rrëfyer detaje mbi kërcënimet që çuan në vendosjen e tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026

07:31 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com