GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi në Kashar: Për fshatrat, investime më shumë se kurrë

11:29 - 31/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi në Kashar: Për fshatrat, investime më shumë se kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka paraqitur programin e tij për lehtësimin e kostos së jetesës, pranë banorëve të Kasharit.

Këlliçi sqaroi dhe një herë se cilat do të jenë shtresat e shoqërisë që do të përfitojnë më së shumti nga transporti publik falas.

“Unë këtë nuk po e bëj për të pasurit, nuk po e bëj për oligarkët. Këtë po e bëj për të rinjtë, për të moshuarit, për studentët, për familjet në nevojë. Për ata qytetarë të ndershëm që ndërrojnë nga dy linja autobusi në ditë, harxhojnë 1600 lekë në ditë transport, për të shkuar në punë, për të marrë një rrogë 450 mijë lekë apo 400 mijë lekë në muaj dhe paguajnë 10% të rrogës mujore për transport publik”-u shpreh Këlliçi.

Ai tha se ndihet krenar që vjen si një kandidat, ku ndaj tij nuk ka një akuzë të vetme për abuzime me financat publike, sikundër ndodh me Erion Veliajn.

Sipas Këlliçit, kryetari aktual i bashkisë ka ezauruar të gjitha veprat penale që përmban Kodi Penal, ku më e rënda është ajo për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Ai u shpreh se bashkia e drejtuar nga Veliaj, ka braktisur fshatin, duke mos kryer investime në zonat rurale. Ai u zotua se do të jetë një kryebashkiak në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndërsa u angazhua se drejtuesit e njësive administrative jo vetëm që do të kenë më shumë kompetenca vendimarrëse, por ata do të zgjidhen nga vetë qytetarët.

Ai shtoi se zonat rurale do të kenë investime më shumë se kurrë.

“Jo vetëm Kashari, i gjithë fshati në Tiranë, e gjithë kurora e Tiranës, të 140 fshatrat e Tiranës do të kenë investime më shumë se kurrë. Mos harroni një gjë, unë kam qenë deputet i zonës rurale dhe urbane në Tiranë. Mungesa e investimeve në fshatin e Tiranës është më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Fshati i Tiranës është i lënë në harresë më shumë se çdo fshat i Shqipërisë. Këtë e ka bërë vetëm Erion Veliaj”, shtoi Këlliçi.

 

Etiketa: KasharKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Donald Trump feston pas akuzës

Donald Trump feston pas akuzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com