GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kandidati socialist i skeduar, Vasili: Të përjashtohet menjëherë

14:39 - 31/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e opozitës kërkojnë seancë me ERE, Vasili: Të vijnë të japin sqarime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar Partinë Socialiste se ka vendosur si kandidat në Kuçovë, “një kandidat me probleme shumë të rënda me ligjin e dekriminalizimit”.

“Sikur te mos mjaftonin dhjetëra kryetarë bashkie të larguar për rekorde kriminale nga viti 2019 deri me sot, kur u vendos monizmi ne pushtetin lokal, Edi Rama i inkriminuar njëlloj si përfaqësuesit e tij ne pushtet lokal, ka regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kandidatin Kreshnik Hajdari, si kandidat për kryetar të bashkisë së Kuçovës”, tha Vasili në një deklaratë për mediat.

Vasili tha se “nga dita e sotme Kreshnik Hajdari duhet të përjashtohet nga kandidimi për zgjedhjet e 14 Majit 2023”.

“Do të kërkojmë gjithashtu marrjen e tij të pandehur, moskandidimin dhe humbjen e menjëhershme te mandatit aktual si kryetar bashkie i Kuçovës, për konsumimin e veprës penale te falsifikimit te vulave, stampave dhe formularëve”.

 

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Edi Rama tashmë i identifikuar me njerëz me rekorde kriminale nga me te zezat, sot u ka vënë si kandidat qytetarëve të nderuar dhe punëtorë te Kuçovës, një kandidat me probleme shumë të rënda me ligjin e dekriminalizimit.

Sikur të mos mjaftonin dhjetëra kryetare bashkie të larguar për rekorde kriminale nga viti 2019 deri më sot, kur u vendos monizmi në pushtetin lokal, Edi Rama i inkriminuar njëlloj si përfaqësuesit e tij ne pushtet lokal, ka regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kandidatin Kreshnik Hajdari, si kandidat për kryetar te bashkisë së Kuçovës.

Ky kandidat është një kandidat që është hetuar, gjykuar dhe dënuar ne Greqi për kalim te paligjshëm te kufirit, sëbashku me një grup qytetaresh shqiptare te tjerë.

Gjykata e Janines ka dhënë vendimin e saj me numër 3286, me date 23-6-1999, për dënimin e Kreshik Hajdarit.

Por, edhe pse ligji i dekriminalizimit është shumë i prerë për detyrimin nga çdo kandidat që të deklarojë vendimet gjyqësore të formës së prerë nga autoritete te huaja, kandidati i Edi Ramës për Kuçovën e ka fshehur këtë dënim.

Pra, nga dita e sotme Kreshnik Hajdari duhet të përjashtohet nga kandidimi, pra s’mund të jetë më kandidat për të konkuruar në zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Ne do të kërkojmë që Komisionieri Shteteror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme bazuar në praktikën e konsoliduar për te tilla raste, ku sipas të cilës, janë larguar nga detyra 7 deputetë, 57 kandidatë për deputetë, mbi 80 zyrtarë bashkiake, si dhe 150 zyrtarë dhe drejtues te institucioneve të tjera objekt i ligjit, të kryejnë verifikimin e gjendjes gjyqësore te kandidatit Kreshnik Hajdari në shtetin fqinj Greqi.

Ky verifikim duhet të kryhet me urgjence për të penguar që ky kandidat të pengohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit për arsye se është në shkelje flagrante te ligjit te dekriminalizimit.

Do të kërkojmë gjithashtu marrjen e tij të pandehur, moskandidimin dhe humbjen e menjëherë të mandatit aktual si kryetar bashkie i Kuçovës, për konsumimin e veprës penale te falsifikimit te vulave, stampave dhe formularëve.

Pasi, ka fshehur dënimin e marrë dhe rrjedhimisht ai është në të njëjtat kushte ligjore identike si Agim Kajmaku, ish kryetari i bashkisë Vorë.

Etiketa: kandidati socialist i skeduarVasili

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Papa Francesku pritet dalë të shtunën nga spitali

Papa Francesku pritet dalë të shtunën nga spitali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com