GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti në Pastasel: Masakra, dëshmi e krimeve të Millosheviçit

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti në Pastasel: Masakra, dëshmi e krimeve të Millosheviçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselit, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve.

Së bashku me tre të mbijetuarit e kësaj masakre dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, zbuloi pllakën përkujtimore të të rënëve në fshatin Pastasel të Komunës së Rahovecit.

Duke kujtuar viktimat e gjenocidit të Serbisë, Kryeministri Kurti tha se të përbashkuar në këtë vend, ku forcat serbe e kryen masakrën e Pastaselit plot 24 vite më parë, ne shënojmë historinë e këtyre viktimave dhe denoncojmë kryerësit e këtij krimi.

“Kjo masakër, nga e cila ende ka persona të zhdukur, u krye vetëm një javë pas fillimit të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, duke vrarë e masakruar 106 shqiptarë”, tha Kurti .

Ai u shpreh se pushkatimet kanë ndodhur në disa grupe dhe grupi i parë i të pushkatuarve është përbërë nga fëmijët prej moshës 13 deri në moshën 17 vjeçare.

“Kjo tregon se çfarë mizorie e barbarie përbën krimi i pashembullt i Serbisë gjenocidale këtu në Pastasel më 31 mars të vitit 1999”.

Kryeministri Kurti tha se si përfaqësues e udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës bashkërisht e kemi për obligim t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë të gjitha jetët njerëzore që u shuan nga vrasjet e kryera nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviçit dhe i autoriteteve të tjera të Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore.

“Ngritja e kësaj pllake përkujtimore, është jo vetëm një shenjë, por edhe një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës tonë për drejtësi, tha kryeministri Kurti”.

Në këtë tubim përkujtimor, të pranishëm ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,  deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, si dhe përfaqësues institucionalë e qytetarë të shumtë.

Etiketa: KosoveKurtiPastasel

Lajme të lidhura

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur
Aktualitet

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Para
Ja çfarë fshihet në realitet pas rritjes së çmimit të patentave

Ja çfarë fshihet në realitet pas rritjes së çmimit të patentave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26

Partia Demokratike ka reaguar për shtyrjen e Censusit të Bujqësisë, duke deklaruar se ky vendim tregon, sipas saj, se qeveria...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com