GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë

23:11 - 31/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjashtim nuk bën këtu edhe kjo bashki, më e vogla në Shqipëri, me një popullsi prej rreth pesë mijë banorësh, që i përkasin minoritetit maqedon. Por duket se pritja do të merrte fund në Shkurt të vitit 2021.

Kur u vendos t’i jepej zgjidhje problemit më madhor që kishin banorët e kësaj bashkie, ujit të pijshëm.

Një shifër vertete e kënaqshme. Siç shihet dhe nga letrat në të cilat thuhet se… Bashkia e Pustecit më 1 shkurt 2021, hapi tenderin me objekt: “Furnizimi me ujë për Bashkinë Pustec”. Fondi limit për zhvillimin e e këtij projekti madhor ishte 456, 525, 537 lekë pa TVSH. Kompanitë fituese ishin G.P.K Company shpk dhe Shendelli shpk, pasi u paraqitën së bashku si bashkim operatorësh ekonomik

Afati kohor për ekzekutimin e kontratës ishte 18 muaj kalendarik që nga data e lidhjes së saj më 12 prill 2021.

Pra, duke iu referuar kontratës, banorët e Bashkisë së Pustecit që nga 12 tetori i 2022 duhet ta kishin të zgjidhur problemin me ujin e pijshëm

Gjithçka është në rregull, krenar për investimin e kryer. E kemi zgjidhur problemin e ujit

Këto fjalë të kryetarit duhej të lumturonin pesëmije frymët e Pustecit, por informacionet që vinin nga atje, nuk dukeshin aq optimiste. Prandaj vendosëm të niseshim drejt Pustecit për të vërtetuar nëse investimi ishte real…. apo thjeshte një flluskë sapuni si shumë punë të tjera në Shqipëri.

Sapo futemi në Pustec përballemi me banorët, te cilët kanë ngarkuar gomerët me bidona dhe shishe plastike me ujë. Po ujësjellësi???

Dhe kush ka pirë nga uji i ujësjellësit katër million eurosh, e ka pësuar…. kam pasur probleme shëndetësore kur e kam pirë, ka krimba

Për të qenë krejt të sinqertë, ujësjellësi i ri modern, furnizon me ujë 24 orë në ditë, por sipas banorëve, uji është i paperdorshëm.

Dhe ata e paguajnë muaj për muaj.

Ndërkohë që vazhdojnë çdo ditë të marrin ujë në burimin më të afërt të fshatit.

Më në fund arritëm te burimi, por nuk jemi të vetmit.

U kthyem ia dolëm dhe këtë here të mbijetojmë

Duke parë që uji i burimit është mjaft i pastër dhe i lehtë, na lind dyshimi nësë banorët e Pustecit e mbushin ujin në burim sepse janë mësuar ashtu, apo uji nga ujësjellesi është vërtetë i ndotur?

Pali – Uji është i pijshëm, janë bërë të gjitha analizat. Mbaj përgjegjësi të plotë.

Banorët nga njëra anë, dhe kryetari nga ana tjetër, kanë qëndrime krejt të kundërta për cilësine e ujit qe vjen nga investimi katër million eurosh.

Prandaj vendosim t’i japim fund dilemave duke marrë një kampion nga ujësjellësi i Pustecit për t’i bërë analizat në Tiranë.

Merret një provë nga ujin dhe me pas nisemi direkt drejt Tiranës, në laboratorin profesional Tenuis, I specializuar për analizat e ujit. Na duhet që brenda ditës të analizojmë ujin katër million eurosh të Pustecit, me shpresën se gjithçka do të jetë në rregull.

Profesori i kimisë, Sokol Abazi, na ndihmon të lexojmë si duhet përgjigjet e analizave. Bakteret mund të jenë vdekjeprurëse. Nuk duhet ta pini, direkt të ndalet. Ne fakt, ata qe mund ta ndalin, janë 170 km larg…

…prandaj, nuk humbasim kohë dhe nisemi menjëherë drejt Pustecit, për ta vënë në dijeni autoritetet e atjeshme, por edhe banoret, për rrezikun që ju hyn çdo ditë në shtëpi, nga rubinetat e ujit./Syri

Etiketa: euro pa fundujesjellesi

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?!

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com