GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam keq, më dërgo para”, skema si farmacisti zhvaste qytetarët

16:42 - 01/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas 4 ditësh nga sulmi kibernetik, Prokuroria e Tiranës kujtohet të nisë hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Jam sëmurë. Nuk dal dot nga spitali se jam rëndë. Më dërgoni 1 mijë ose 1 mijë e 500 euro”. Kjo ishte kërkesa që shtetasve të ndryshëm nga Kosova u mbërrinte në “messengerin” e tyre nga profilet e të afërmve. Por, asnjëri nuk e dinte se pas adresës nuk ishte i afërmi i tyre por një person, që kishte mundur të hakeronte adresën dhe të hiqej si i tillë.

Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar njërin nga të përfshirët në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik. Ai quhet Liridon Peka, 28 vjeç me profesion farmacist. Ai doli të shtunën përpara gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Burime nga brenda procesit zbardhën edhe mekanizmin përmes të cilit ai dyshohet se ka përdorur për të zhvatur qytetarët nga Kosova.

Hetimet

Hetimi për rastin ka nisur që pranverën e 2022, pas kallëzimit që një shtetas nga Kosova bëri në policinë e Prishtinës. Burri tha se mendonte se i kishte nisur para nipit të tij, pas mesazhit në rrjetin social, por kur e telefonoi ta pyeste nëse i kishte tërhequr lekët ai iu përgjigj që nuk i kishte kërkuar ndonjëherë diçka të tillë.

Në këtë moment, burri kuptoi që kishte rëndë pre e mashtrimit. Pas disa hetimesh, u arrestua dhe dërgua më pas në arrest shtëpie Liridon Peka. Sipas prokurorisë, i dyshuari e vijoi aktivitetin kriminal. Dyshohet se me ndihmën e një personi tjetër, ai hakeronte adresat e qytetarëve të ndryshëm kryesisht nga Kosova, identifikonte të afërmit e viktimës së tij dhe pasi ata pranonin ti dërgonin paratë, u kërkonte që tja nisnin përmes një pike transferte dhe iu jepte emrin e marrësit. Për tërheqjen e lekëve, prokuroria ka dyshime se Peka ka bashkëpunuar me një të moshuar.

Ishte pikërisht 85-vjeçari që ndihmoi hetuesit në zbardhjen e mekanizmit.

Ai iu tha hetuesve se farmacisti i kishte 25 mijë euro borxh dhe për të marrë marrë mbrapsht lekët e tij i kishte kërkuar që ai të tërhiqte paratë. Sipas të moshuarit, pranë zyrave të transfertave të parave ai ka dërguar vëllain e tij, nipin, nusen e nipit, motrën e deri dhe dy shokë më të cilët luante bixhoz.

Ai shpjegon se në total ka tërhequr 61 mijë euro, ku 10 mijë i ka mbajtur ai, si një pjesë të borxhit. por avokati i Pekës, Tefik Sulejmani debatoi ashpër ne seancë dhe tha se nuk ka asnjë provë që e lidh farmacistin me këtë veprimtari kriminale. Prokuroria ndërkohë pretendon se ka paraqitur si prova 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, si dhe dy laptopë. hetimet për rastin vijojnë, ndërsa i dyshuari Liridon Peka do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg.

Etiketa: farmacistiKryesore1Liridon Peka

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
‘Plas’ mes Gertit dhe Oltës: Je 36 vjeçe dhe bën si…

'Plas' mes Gertit dhe Oltës: Je 36 vjeçe dhe bën si...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com