GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët i kanë fiksim targat e personalizuara

16:50 - 01/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët i kanë fiksim targat e personalizuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët duket se janë të fiksuar pas targave të personalizuar, edhe pse ky shërbim futet tek ‘’fiksimet’’ e luksoze për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Në një intervistë për Panorama TV, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh se në harkun kohor të një muaji ka pasur 890 aplikime për targa të personalizuara. Targa më e shtrenjtë deri më tani është shitur për 245 mijë lekë, dhe formon emrin DARSI. Sipas Gonxhes vetëm në muajin mars janë arkëtuar 18 milionë e 500 mijë lekë nga targat e personalizuara.

Gonxhe për Panorama Televizion theksoi se po punohet për një tjetër model targash të personalizuara, ku shkronjat do të jenë 3D por edhe me kombinime ngjyrash. Çmimi për këto modele do të jetë edhe më i shtrenjtë.

“Jemi duke punuar është një lajm i parë për ju. Po punojmë për një targë të personalizuar me ngjyra dhe karakteristika të personalizuar. Me kuposje të rrumbullakët me kuposje 3D. Targa me gri metalike, dhe kombinim ngjyrash. Por edhe një targë të zezë dhe me gërma kromi në kuposjen. Targa të privilegjuara. Besoj në Prill, Maj, Qershor do kemi dhe produktet e reja. Këto të ardhura do shpërndahen në përmirësimin e shërbimeve.”

Blendi Gonxhe shpjegon se kur një person blen një targë të personalizuar nuk mund ta shesë atë bashkë me automjetin. Këto targa duhet të mbahen nga ai për tu përdorur në një automjet tjetër ose do i kthehen DPSHTRR.

“Qytetarët mund të blenë edhe një targa me  makinë jo shumë të shtrenjtë. Ajo që ndalohet është se nuk mund ta shesësh makinën me targë të personalizuar. Por këtë targë mund ta mbani për vete për një makinë më të mirë. Në të kundërt targat I takojnë DPSHTRR. Ju duhet të ktheni targat. Sepse kalimi I mjetit me tagra të personalizuara, nuk do të lejohet të shitet tek një person tjerët. Targa i kthehet automatikisht DPSHTRR për tu shitur këtë kombinim. Ne mund ta mbajmë një targë dhe e vendosim në makina që posedojmë, por jo ta transferojmë tek një person I tretë.”

Shumë prej targave do të dalin në ankand. Blendi Gonxhe, shpjegon se në ankand do të ketë emra krahinash, qytetesh apo emra të tjerë që nuk i përkasin vetëm një personi. Personazhet e Showbizit, sipas Gonxhes janë ndër personat më të interesuar lidhur me këto targa, duke nisur kryesisht me artistët që kërkojnë të kenë një status social shumë të dallueshëm.

Duke u ndalur tek elementët e sigurisë, Gonxhe u shpreh se në këto targa të personalizuara, kanë barkodin, hologramat që mund të këqyren vetëm nga policia.

Qytetarët mund të udhëtojnë nuk do të jetë problem kjo targë. Sipas gonxhes janë të njoftuara të gjitha institucionet ndërkombëtare për këto targa./Ervin Leka, Panorama/

Etiketa: fiksimShqiperiTargat e personalizuara

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Para

Kur zdromsi i Bashkisë, do të bëhet gangster me zor!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com