GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria emeton eurobondin 700 mln euro, me interes 3.75%

18:33 - 18/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria emeton eurobondin 700 mln euro, me interes 3.75%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është mbyllur procesi i emetimit të eurobondit të qeverisë shqiptare. Mësohet se interesi i eurobondit ishte 3.75%,  duke regjistruar kështu vlerën më të lartë ndër vite. Ndërsa bëhet me dije se ky nuk është ende interesi final për shkak se ka kërkesa ka qenë gati dy herë më e lartë dhe mund të ketë një rregullim të çmimit në vijim. Por, rezultate e deri më tanishme tregojnë që vlera përfundimtare e eurobondit do të jetë 700 milionë lekë, duke bërë kështu niveli më të lartë në 5 eurobonët që ka marrë qeveria shqiptare në total.

Kujtojmë se, dalja e parë ishte në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro. Ajo arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar. Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75%, me maturim 5-vjeçar.Dalja e tretë në 2018 për Shqipërinë në tregjet e kapitalit shënoi një interes më të favorshëm se Eurobondet e mëparshme. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.50% dhe afat maturimi 7-vjeçar. Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar.

Marrja e këtij eurobondi ka hasur kundërshtime të mëdha, jo vetëm për nivelin e tij të lartë, por edhe për mënyrën se si do të përdoret ai. Në prezantimin e këtij eurobondi, qeveria ka bërë të ditur se do ta përdorë këtë eurobond kryesisht për financimin e deficitit buxhetor për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj. Por kjo deklaratë ka hasur dyshime nga opozita dhe shumë ekonomisë, duke thënë se qeveria duhet të vërtetojë dhe saktësojë çdo zë në të cilin do të përdoret ky borxh.

Kujtojmë këtu se,  Shqipëria ka një stok borxhi në instrumentin që njihet si Eurobond në vlerën 1.15 miliardë euro. Rritja e tij, me një vlerë prej 700 milionë eurosh, sa synon qeveria të emetojë në këtë dalje të fundit do ta çojë atë në vlerën 1.85 miliardë euro.

Etiketa: borxhemetimeurobondinteresKryesore1

Lajme të lidhura

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë
Breaking Views

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Para
Do të pajtohesh me Noizy-n? MatoLale habit me përgjigjen

Do të pajtohesh me Noizy-n? MatoLale habit me përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com