GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Headshot” në Tërbuni-Turbina, goditet arbitri

19:04 - 01/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Headshot” në Tërbuni-Turbina, goditet arbitri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Goditjet e gjyqtarëve në ndeshjet e kampionatit shqiptar janë bërë më të vazhdueshme në periudhën e fundit në të gjitha nivelet dhe sot në Kategorinë e Parë, më në fund është vendosur që të pezullohet takimi pas një ngjarje të tillë.

Sfida mes Tërbunit dhe Turbinës është pezulluar në minutat shtesë të saj, pasi gjyqtari ka vendosur në bashkëpunim me delegatin që sfida nuk mund të vazhdohej më si pasojë e dhunës ndaj gjyqtarëve.

Në minutën e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, arbitri anësor Xhuljo Mani nga kolegjiumi i Tiranës, ka anuluar një gol të skuadrës vendase. Situatë e cila ka sjellë vërshimin e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor, i cili më pas është rrethuar edhe nga lojtarët vendas që protestonin furishëm.

Ndeshja është ndërprerë dhe gjyqtarët kanë shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjeve. Aty, janë thirrur kapitenët e të dy ekipeve dhe u është komunikuar se ndeshja do të pezullohej në minutën e 93-të nga 9 shtesë të akorduar nga kryesori në fund të kësaj sfide të rëndësishme për mbijetesën për të dy skuadrat.

Pak momente më vonë, Klubi I Tërbunit ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ngjarjen që ndodhi në stadiumin e tij në Pukë ku gjyqtari kryesor Albano Stolaj, ka ndërprerë ndeshjen ndaj Turbinës në minutat shtesë të sfidës.

Klubi pukjan pretendon se ka qenë një vendim i njëanshëm i gjyqtarëve por nuk ka pasur asnjë lloj goditje apo dhunë ndaj anësorit të sfidës si dhe nuk kishte asnjë lloj shpjegimi nga kryesori për vendimin që kishte marrë. Klubi bëri të ditur se ka pamjet filmike të të gjithë ngjarjes që e ka cilësuar si të paprecedent.

“Reagimi i Klubit të Futbollit Tërbuni Pukë për ndeshjen e zhvilluar sot, 01.04.23 mes ekipit tonë dhe K.S. Turbina Cërrik e pa përfunduar pasi arbitri Albano Stolaj ndërpret ndeshjen kur rezultati ishte 1-1 në minutën e 92’ ku ishin akorduar 9-të minuta shtesë.

Ekipi ynë në minutën e 92-të arrin të gjejë golin e avantazhit me anë të sulmuesit, Albi Xhabrahimi por në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa asnjë lloj arsyeje, arbitri anësor e anulon për pozicion jashtë loje. Në atë moment, lojtarët tanë drejtohen tek anësori për të kërkuar shpjegime për golin e anuluar dhe në mënyrë të paprecedent arbitri kryesor Stolaj ndërpret ndeshjen pa asnjë lloj motivi.

Nuk ka pasur në fushë tifozë, nuk ka pasur hedhje të sendeve nuk ka pasur asnjë lloj presioni, nuk ka pasur asnjë prekje ndaj arbitrave, nga askush. Delegatët e FSHF-së i kanë kërkuar llogari arbitrit në fjalë për ndërprerjen e ndeshjes por çuditërisht treshja e arbitrave pa vërshëllyer janë futur në dhomat e zhveshjeve.”- shkruhet në postimin e klubit verior.

 

Etiketa: arbitri anesorKategoria epareTerbuni-Turbina

Lajme të lidhura

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë
Breaking Views

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit
Breaking Views

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit
Breaking Views

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26
Para
Aksident tragjik, ndërron jetë aktori i njohur i filmave komik

Ndahet papritur nga jeta arkitekti i njohur shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com