GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap me 41 kg heroine, Gjykata vendos për Armando Papën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me 41 kg heroine, Gjykata vendos për Armando Papën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Armando Papën, të shtunën në Tiranë me 41 kg heroinë.

Ndryshe nga refuzimi para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.

“Kisha marrë një porosi nga motra t’ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë “ik”. Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar.”

Avokati ka kërkuar t’i bëhet ekspertiza lëndës narkotike ndërkohë kërkoi burg me afat me pretendimin se vuan nga epilepsia.

Në operacion nuk kanë marrë pjesë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Tiranës, ndërsa është finalizuar nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshëm.

Ky seksion kishte informacione rreth ngarkesës së drogës, dhe nisur nga kjo, nisën mbajtjen nën vëzhgim të saj. Ajo i është dorëzuar Papës nga një person tjetër, i identifikuar si Roland Guzi, që kishte rolin e transportuesit, dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Kjo e fundit, vendosi të mos ndërhynte deri në momentin e dorëzimit të ngarkesës, dhe në këto rrethana, ky shtetas, emrin e të cilit autoritetet e mbajnë të fshehtë, ka arritur të largohet.

Ka dyshime se droga vinte nga Turqia dhe porositës i saj të jetë një eksponent i njohur i trafikut të narkotikëve në zonën e Kurbinit.

Droga me vlerë mbi gjysëm milion euro, është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Droga transportohej me një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Armando Papa, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

 

Etiketa: GjykateHeroine

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

10:57 - 29/09/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

10:49 - 29/09/26
‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh
Aktualitet

‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh

10:39 - 29/09/26
Para
Messi, çështja e rinovimit duket se ka marrë një drejtim të qartë

Legjenda franceze këshillon Messin që të largohet nga PSG

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

10:57 - 29/09/26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë. Një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën...

Lexo më shumë
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

10:49 - 29/09/26
‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh

‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh

10:39 - 29/09/26
Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

10:12 - 29/09/26
Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com