GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Moti

Rikthehet “dimri” në pjesën më të madhe të vendit

në Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet “dimri” në pjesën më të madhe të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parashikohet rënia e temperaturave në të gjithë vendin dhe reshjet e dëborës do përfshijnë vendet malore.

Këtë parashikim e ka bërë meteorologia Lajda Porja nga Metoalb në një lidhje direkte me emisioni “Breaking”. Ajo shprehet se territori do të përfshihet nga një masë e ftohtë me origjinë polare, një masë të cilën e shohim prezente vetëm në muajt e dimrit.

Lajda Porja: Mëngjesi ka nisur me vranësira jo vetëm në Tiranë, por në një pjesë të mirë të Shqipërisë, madje në zonat veri-perëndimore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit reshjet. Parashikohet që orët vijuese të mbeten në ndikimin e vranësirave, do të edhe zhvillim të tyre ku zona veriore si dhe pjesa më e madhe e zonës jugore do të përjetojë rrebeshe shiu, ndërkohë në zonat e qendrës do të kenë reshje po në sasi më të pakta.

Megjithatë situata mbetet e paqëndrueshme pothuajse gjatë gjithë ditës. Përsa i përket vlerave termike ka vijuar mëngjesi relativisht i ngrohtë ku ende temperaturat janë në vlerën 5 gradë më e ulëta në Peshkopi, ndërkohë maksimalet do të ngjiten në 16 gradë. Ndonjë zonjë e izoluar edhe 17 gradë. Duke filluar sonte në mbrëmje, do të kemi depërtim të një mase të ftohtë me origjinë polare e cila në fakt është një masë jo e zakonshme për stinën e pranverës. Zakonisht këto masa të ftohta ne i shikojmë në dimër. Do të sjellë rënie të temperaturave dhe rikthim të reshjeve të dëborës në zonat malore.

Megjithëse reshjet do të jenë prezente në verilindje dhe juglindje, nuk është se do të jenë në sasi të dendura duke krijuar probleme në akset rrugore. Temperaturat do të jenë të ulëta -1, -2 gradë dhe maksimalet do të ngjiten jo më shumë se 12 gradë. Duke qenë se vranësirat do të jenë prezente, do të ketë mungesë të rrezatimit diellor. Përsa i përket erës nuk do të jetë shumë e fortë, por do të jetë një erë e ftohtë nga verilindja, duke bërë që të paktën mëngjesi herët dhe mbrëmja të ndihet akoma më e ftohtë./Top Channel

Etiketa: Lajda PorjaMotiShqiperiZbritje temperaturash

Lajme të lidhura

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela
Moti

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela

07:31 - 08/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme
Breaking Views

Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:45 - 25/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit
Moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Para
Parisi ndalon monopatinat elektrike, rrezik për sigurinë në rrugë

Parisi ndalon monopatinat elektrike, rrezik për sigurinë në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet...

Lexo më shumë
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com