Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar si tronditëse dhe tejet të rëndë vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasija, nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Në një intervistë për mediat, ai tha se dënimi me vdekje nuk do e zgjidhte këtë problematikë. Sipas deputetit, duhet forcuar institucionet dhe të ketë angazhime ndaj të tilla personave para se të arrijnë në krime ekstreme.
“Është rrëqethëse dhe tronditëse si ndodhi. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ai lajm trondit cilindo dhe bën të reflektohet se sa vlerë ka jeta e njeriut ku shkohet në këtë makabritet. Në këto raste dënimi me vdekje duhet të ishte i duhuri. Duhet të trajtohet dhe damkoset si në një mënyrë të tillë, siç është damkosur si një mostër. Efekti do të ishte forcimi i institucioneve. Duhet të fokusohemi te teza populiste për dënimin me vdekje” – u shpreh Saliani.
Ai më tej tha se Policia e Shtetit bën vetëm njoftime për krimet dhe nuk parandalon asgjë, ndërsa sipas tij roli i opozitës është që të jetë rojtare e interesit publik.
“Duhet ta adresojmë aty ku duhet ku të gjithë institucionet të angazhohen të mos ndodhin ngjarje të tilla. Duhen parandaluar ngjarjet. Këto nuk janë elementë që mund të ndodhin. Të gjitha të fokusohen te nxjerrja e përgjegjësive. Ne e kemi ngritur këtë si problematikë te Komisioni i Sigurisë. Duhet mbajtur përgjegjësi për këtë. Këto janë tronditëse. Roli i opozitës është ky që në ngjarje të rënda opozita është si rojtare e interesit publik. Kjo politike është. Policia e shtetit bën vetëm njoftime për krimet dhe nuk parandalon asgjë.
Krimi vret ku i do qejfi dhe nuk ka reagim të plotë. Ka persona që i drejtohen institucioneve, ndërsa këta të fundit tallen me ta. Duhet të fokusohemi aty ku janë zgjidhjet konkrete. Duhet të forcohen institucionet parandaluese, për këtë janë ndërtuar shtetet, për këtë duhet fokusohemi që të gjithë. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjarët e tyre, por nuk mendoj që e zgjidh vrasja e kriminelit” – tha Salianji.
Discussion about this post