GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Rilindja shkatërroi arsimin dhe lulëzoi kullat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Rilindja shkatërroi arsimin dhe lulëzoi kullat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur ta nisë ditën me një bashkëbisedim me nxënës të shkollës së mesme profesionale ‘Gjergj Cano’.

Meta tha se ‘Rilindja’ nuk investon në paga për arsimtarët dhe nuk mbështet bujqësinë, pasi pagesat shkojnë për incneneratorët dhe për interes të oligarkëve.

Ai shtoi se kostot e jetesës janë rritur, ndërsa kryeministri Edi Rama merr borxh për të udhëtuar me charter dhe ngre kulla 60 katëshe, duke mbrojtur interesat e klientelëve për të pastruar para.

“Shqipëria iu përket të rinjve jo bangladeshasve. S’mund t’ju zëvendësojmë ju, të rinjtë shqiptare me të rinj nga Bangladeshi. Ne jemi 100 vite shtet i konsoliduar. Duhet që të jemi me shembull për Kosovën. Sot ata kanë pagat më të larta, pse të mos i kemi ne kur kemi buxhetin dy herë më shumë?! Pse pedagogët të kërkojnë greva për pagat që ka Kosova sot? Pse mësuesit tanë t’i kenë pagat sa 60% e atyre në Kosovë?!

Para për mësuesit, pedagogët dhe studentët nuk paska, por për inceneratorët që nuk ekzistojnë paskan. Është Monika që i ka filmuar me dronë. Kanë vënë cca kazanë, thonë jo po ngjyra e kuqe, jo po jeshile. Ato i merr kamioni dhe nuk bën as ndarje e asgjë, i bën bashkë. Ku shkojnë këto para?!

Pagesat vazhdojnë, pasi shkojnë për korrupsionin e Edi Ramës. Është korrupsioni ai që po vret ëndrrat dhe mundësitë për të rinjtë. Shikoni emigrimin drejt Britanisë. Shqipëria është e para në botë për kërkesë për azil, pas saj janë vendet që janë në luftë. Gjen kurajo ai dhe bën cinikun dhe thotë; ‘Çunat e Kukësit s’kanë pse harxhojnë 10-15 mijë paund e t’i investojë këtu’. Po t’i kishin, nuk do iknin, ato para i marrin borxh.

Po si do të ketë sukes bujqësia këtu, kur investon 3 euro për hektar, kur Kosova investon 70 euro. Rama gjithë sistemin e ka kundër fermerëve, vetëm në interes të oligarkëve. Kilometrin e rrugës e bën 3 herë më të shtrenjtë se në Europë, 6 milionë euro borxh vetëm për të udhëtuar me charter, bën vitrina luksoze. Bën kulla 60 katëshe, pasi prioritet ka oligarkët dhe jo arsimin. Unë besoj shumë te Belind Këlliçi, pasi ka përfunduar studimet në një nga shkollat më të mira. Ai ka një vizion të qartë për të ardhmen, luftën kundër shtrenjtimit të jetesës për shkak të politikave të kundërta të qeverisë”, tha ndër të tjera Meta.

Etiketa: arsimKryesore1kullameta

Lajme të lidhura

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi
Aktualitet

“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi

12:38 - 30/09/26
Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë  protestë
Aktualitet

Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë protestë

12:29 - 30/09/26
Para
Mini Cooper i ri shihet i pa maskuar në rrugët e Los Angeles

Mini Cooper i ri shihet i pa maskuar në rrugët e Los Angeles

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga përfundoi shtetasi E.K, 49...

Lexo më shumë
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12:57 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com