GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VIDEO/“Përtej Politikës”, Berisha rrëfen momente nga fëmijëria

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/“Përtej Politikës”, Berisha rrëfen momente nga fëmijëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi njoftoi dje se ishte i pari që kishte marrë iniciativën për të hapur një Podcast, kreu i opozitës, Sali Berisha ka bërë rrëfimin e tij në platformën në “Youtube”, ku iu ka treguar ndjekësve të pathëna nga fëmijëria.

Podcasti i titulluar “Përtej Politikës”, ka nisur me një rrugëtim te fëmijëria e Berishës, jeta e tij në Viçidol të Tropojës, jetesa në kullë dhe dashuria e veçantë për xhaxhain e tij.

Duke iu referuar reagimit të djeshëm, podcasti në fjalë duket se është realizuar më parë, pasi në sfond është pema e Vitit të Ri, ndërsa Berisha mban syze, pasi u dëmtua gjatë një proteste që mbajti opozita.

“Këtë formë komunikimi kam menduar që ta filloj me aspekte për të cilat nuk kam folur ndonjëherë konkretisht me fëmijërinë time më të hershme. Pra të kthehem tek ABC-ja ime. Mbresa e viteve më të para të jetës, parashkollorit, unë kam lindur në fshatin Viçidol. Në Kodrën e Prifçit, fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera, por ka një horizont të gjerë, hapet një pamje madhështore e luginës së Tropojës nga të gjitha anët e saj. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Memoria ime fillon rreth moshës 3-vjeçare ose të themi është e konsoliduar që atëherë. Hapat e para, fjalët e para i kam shqiptuar në një “kullë”. Kulla është një ndërtesë 150-vjeçare e djegur dhe e rindërtuar disa herë. Natyrisht ka pësuar ndryshimet e veta.

Mbresat ishin 2; muret e saj të trasha, në fëmijëri ato duken shumë të trasha. Në katin e parë ishin rreth 1 metër; fugat rreth gurëve që murin e jashtëm e shndërronin në një mozaik. Kjo kullë pas djegies së fundit kishte zbadhuar dhe dritaret. Fëmijëria, vitet e para janë në një familje strikt patriarkale.

Përveç babës, Ramë Halili dhe nënës Sheqere Shpendi kishte motrën dhe një vëlla tjetër më të madh se veten. Jetonim së bashku me xhaxhanë, axhën tim Zeqir Halilin, i cili ishte dhe i zoti i shtëpisë. Fëmijët e axhës ishin njësoj si vëllezër dhe motra. Ishin të mrekullueshëm. Shtëpitë në një kullë i kishim dhe me familjarët e kushërinjtë e parë, të cilët kur linda unë ishin ndarë. Por ishte një ndarje formale. Në këtë kontekst një familje e tillë sado sot të duket arkaike, ka shumë dashuri, gjallëri. Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njeriu më i dashur dhe i respektuar. Zeqir Halili. Ai ishte një shenjtar që këpuste cigaren në dysh.

Ishte një kalorës shumë i veçantë, kali i tij kushtonte me një diferencë që ka Lamborgini dhe me një makinë të zakonshme. Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo 5 javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5-vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin. Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje. Qitja, të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, i afroheshe shenjës pra; kishe të drejtë ose përfitoje dhe një fishek të dytë, më shumë se kaq jo. Pra kulla, qitja, i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim.”, rrëfen kryedemokrati.

Etiketa: berishafemijesriKryesore1

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Përshtati lokalin për përdorim droge, arrestohet menaxheri në Tiranë

Goditën me thikë 18 vjeçarin, policia në kërkim të autorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK,...

Lexo më shumë
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com