GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ministrat në burg, Rama sheh median si model korrupsioni

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat në burg, Rama sheh median si model korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, sa herë që i drejtohen pyetje për korrupsion, vjedhje dhe abuzime, të cilat kanë çuar pas hekurave jo pak zyrtarë madje edhe ministra të tij, jo vetëm nuk e pranon, por tashmë e ka gjetur edhe “armikun media”, si model korrupsioni.

Edhe sot ai është kapur përsëri me mediat dhe gazetarët gjatë konferencës krah përfaqësuesit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas.

Rama iu kthye ashpër një prej gazetarëve në lidhje me pyetjen për raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri dhe arrestimet e bujshme nga ish-qeveritarët.

“Pyetja ishte mbresëlënëse, ti nuk flet për qeverisje të korruptuar, sepse detyra numër 1 e atij që ka një penë është të mos shtrembërojë të vërtetën. Ti flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor, por merret me të gjithë sektorët e jetës, të gjitha pushtetet, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe median që është një vatër korrupsioni që duhet të pastrohet jo nga qeveria, por nga autorregullimi. Media është modeli i korrupsionit kriminal, që bazohet te shantazhimi, gjobëvënia e bizneseve, gjobëvënia për përfitime të padeklaruara sepse janë kriminale.

Siç nuk janë të gjitha mediat të korruptuara, ka segmente të korruptuara dhe kriminale, pastrim parash dhe evazion fiskal me përmasa të mëdha. Folëm me shfrytëzim të punës por shfrytëzimi i gazetarëve në Shqipëri është pjesë e kësaj. Këtë mos ia thoni njeriut, në fund të ditës mos harroni që jemi të gjithë shqiptarë, dhe këto pyetje që ua bëni të huajve se është vendi ynë. Ça do të thotë kjo, një ministër në burg, dy në burg? Ça do të thotë? Unë këtë kam pritur dhe kërkuar nga Reforma në Drejtësi, që të luftohet korrupsioni nga drejtësia pa hyrë kurrë në mes pushteti politik dhe ekzekutiv.”, tha Rama.

 

Etiketa: korrupsionKryesore1MEDIARama

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Juve-Inter, sonte vendoset fati i Inzaghit

Juve-Inter, sonte vendoset fati i Inzaghit

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com