GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja 4 mesazhet e Thaçit para Gjykatës Speciale

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja 4 mesazhet e Thaçit para Gjykatës Speciale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë shumë më neutral se mbrojtësit e tij ligjorë në fjalën e shkurtër që ka mbajtur para Gjykatës Speciale të Hagës. Me një gjuhë të kujdesshme, ton të qetë dhe të sigurt, ai ka folur rreth 6 minuta, pa pranuar të hyjë në debatin e hapur nga avokatët, se UÇK-ja nuk ka pasur një drejtim vertikal dhe një zinxhir komandues të përcaktuar qartë.

Duket se në dy ditët e para të procesit ky ka qenë edhe debati kryesor mes akuzës dhe mbrojtjes. Prokurorët pretendonin se për çdo krim të kryer, si mbi serbët ashtu dhe mbi kolaboracionistët shqiptarë, vendimet merreshin nga maja e piramidës. Avokatët argumentuan të kundërtën: se Hashim Thaçi nuk ka pasur djeni për shumë gjëra, se vendimet merreshin nga komandantët lokalë, se këta të fundit ishin aq të fuqishëm, sa e e kërcënuan me vdekje nëse firmoste marrëveshjen e Rambouillet, apo se ata nuk e kishin pyetur as kur zëvendësuan komandantin e UÇK-së.

Hashim Thaçi në fjalën e tij nuk ka dashur të hyjë në këtë debat që mund ti garantojë një mbrojtje më të mirë personale, por i kris aureolën e liderit të padiskutueshëm të luftës. Duke folur këtë të martë para Gjykatës Speciale ai dha disa mesazhe që ndërthurnin edhe mbrojtjen vetjake dhe përmasën e udhëheqësit të shtetit.

Mesazhi i parë

Ai qe për gjykatësit me nëntekstin ju jeni këtu se e kam votuar unë ngritjen e këtij tribunali. “Kur Dick Marty, para 13 vitesh mbushi mediat me akuza të sajuara për trafik organesh unë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Ata me thanë qe duhet një gjykatë speciale…” kujtoi ish presidenti.

Mesazhi i dytë

Hashim Thaçi e filloi fjalën e tij me shprehjen: “Nuk mund të kërkoni drejtësi për viktimat, duke akuzuar të pafajshmit për drejtësinë e kërkuar”.

Pra nga njëra anë ai e pranon se gjatë luftës ka pasur viktima, por duke qenë e ka prononcuar para kësaj gjykate se është i pafajshëm, ai pretendon se dënimi i tij dhe atyre që janë ulur në bankën e të akuzuarve nuk përbën drejtësi.

Mesazhi i tretë

Prokurorët gjatë leximit të aktakuzës iu referuan si dëshmive të ish luftëtarëve të UÇK-së që kanë shkruar memuaret e tyre të mëvonshme me heroizma dhe legjenda, po ashtu edhe shkrimeve të mediave kundërshtare me Thaçin që e akuzonin atë për krimet e ndodhura. Për ish presidentin si te ata që shanin, si te ata që rrihnin gjoksin ka pasur shumë mjegullnajë.  “Si në çdo shoqëri edhe tek ne, jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkëmendimtar në proceset politike të pasluftës. Në raste jo të pakta, ambicia, interesat, egoja tejkaloi të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së”.

Në një përkthim të thjeshtëzuar kjo i bie se plot njerëz të UÇK-së kane dhënë intervista, janë mburrur se kanë vrarë ose kanë pasur rol, pa qenë asgjë e vërtetë. Prandaj Thaçi tha: “Memoria e 25 viteve më parë është e mjegulluar. Spekulimet dhe opinionet po shndërrohen ne fakte”.

Mesazhi i katërt

E vetmja pikë ku Hashim Thaçi foli si shtetar ishte ajo ku la të kuptohej se sakrifica dhe burgosja e tij ia ka vlejtur qoftë edhe me çmimin e rëndë të pranimit të Gjykatës Speciale. Kjo solli një gjë, heqjen e barrës së rëndë të akuzave mbi Kosovën. “Bota e kuptoi se s’kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë s’ka ekzistuar kurrë. Ne sot jemi shfajësuar nga këto akuza. Hoqëm renë e zezë, kjo sakrificë ia ka vlejtur” tha ai.

Etiketa: 4 mesazhethagaHashim Thaci

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Rrumbullaku takim me oficerë të policisë: Të kapen policët e përfshirë në krime

Rrumbullaku zbarkon në Vlorë, takim me strukturat e policies

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com