Babai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, Xhemal Muharremi ka mohuar se i biri ka njohje me Aldi Mustafën, të cilit iu vendos tritol në makinë. Në një intervistë të dhënë për “Report Tv”, Xhemal Muharremi mohon që “Rrumi” të ketë njohje me Aldi Mustafën.
Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë. Madje shton se nuk ka pasur asnjë polic apo hetues që të shkojë të kërkojë kontakt me ta lidhur me atentatin që ndodhi dje në Shkozet, prej të cilit 37-vjeçari shpëtoi pa lëndime.
INTERVISTA
Aldo Mustafa: Cila është e vërteta e lidhjes së emrit të Rrumit me Aldi Mustafën?
Xhemal Muharremi: Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë.
Aldo Mustafa: A kanë shkëmbyer biseda, a janë takuar ndonjëherë nën dijeninë tuaj? Cila është origjina e lidhjes së emrit të dy personave në fjalë?
Xhemal Muharremi: Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht. Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin.
Aldo Mustafa: Pra ju thoni se mes tyre nuk ka njohje?
Xhemal Muharremi: Duam ta mohojmë këtë lajm pasi është krejtësisht i rremë. Ju lutemi shumë që të mos përgojohemi nëpër media për lidhje dhe ngjarje të paqena. Deklarime të tilla nuk duam që të bëhen pa asnjë provë të saktë, pasi na dëmtojnë dhe duam të jemi realist me atë çfarë ndodh.
Dje, shënjestra e atentatit në fjalë ishte ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volksëagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime. Mustafa njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u përfshi në një plagosje në vitin 2001, ndërsa para një viti u arrestua nga Policia pasi iu gjetën 3 armë zjarri. Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur. Sakaq, për shpërthimin mendohet se ka qenë një paralajmërim ndaj tij, pasi njihet si miku i “Rrumit të Shijakut”.
Discussion about this post