GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zeka: Gjykata Speciale, produkt i kazanit ruso-serb

19:14 - 04/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Zeka: Gjykata Speciale, produkt i kazanit ruso-serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Milaim Zeka është shprehur se Gjykata Speciale që po gjykon krerët e UÇK-së në Hagë është një produkt i kazanit ruso-serb.

Komentet Zeka i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se akt-akuzat e Prokurorisë për krerët e UÇK-së ishin skandaloze.

Zeka tha se shumica e dëshmitarëve që do të dëgjohen lidhur me akuzat e pretenduara të krimeve të luftës, pra 312 prej tyre, janë serbë, çka sipas tij mund të ndikojë në hetim në dëm të ish-krerëve të UÇK-së.

“Aktgjykimet e dhëna janë të padrejta. Deklaratat dhe aktakuzat e prokurorisë ishin skandaloze. E dënuan Haradinajn dhe Gucatin gjoja për dojet e publikuara, të dala nga Beogradi. Trembem se padrejtësia do të vendosë drejtësi edhe për rastin konkret.

Duke parë dhe analizuar aktgjykimin që ju dha Calit me 25 vite burg dhe duke parë atë që ndodhi me Haradinajn dhe Gucatin, them se gjithçka është e mundur.

Është e paimagjinueshme që një gjykatë e votuar nga Parlamenti i Kosovës ta hetojë për krime lufte Jakup Krasniqin, profesorin e njohur që ka qënë 12 vite në burgjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Një burrë 72 vjeçar me një histori të tillë, është e vështirë për ta përballuar atë aktakuzaë që flitej gjatë seancës së parë dhe që një njeri nga një çlirimtar të quhet një kriminel.

Njëri prej avokatëve është nga më të famshmit botëror. Ka qenë avokat i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës. Ai e çmontoi akt-akuzën e ngritur ndaj tij.

Mbi bazën e kësaj po them se edhe avokati i Thaçit dhe i Veselit e bënë një punë të shkëlqyeshme, sepse secili prej tyre foli për gjëra që nuk kishte folur avokati numër 1.

Ishte një mbrojtje e shkëlqyeshme, pasi u tha që roli komandues në zinxhirin e UÇK-së nuk kishte ekzistuar.

Në fund u tha që nuk ekziston asnjë provë apo dokument që do të faktonte që njëri prej të akuzuarve ka dhënë urdhër për vrasjen apo arrestimin e dikujt.

Që Gjykata Speciale është produkt i kazanit ruso-serb kjo dihet. Dick Marty e filloi atë raportin e tij të famshëm për transplant organesh ndaj ushtarëve serbë, gjoja ishin marrë nga Kosova, ishin sjellë në Shqipëri dhe ishin çuar tea jo shtëpia e verdhë që është bërë më e famshme se shtëpia e bardhë në SHBA apo shtëpia e Kremlinit.

Kjo histori ka filluar nga dy gazetarë të Tiranës që punonin për BIRN dhe të financuar nga rusët. Pastaj erdhi rezoluta në Këshillin e Europës që për fat të keq gjeti mbështetje nga shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të RMV-së.

Pjesa dërmuese e 312 dëshmitarëve janë serbë. Ka edhe shqiptarë. Se çfarë do të ndodhë nuk e dimë. Unë nuk i jap të drejtë vetes që të bëj një analizë të dëshmitarëve pa dëgjuar çfarë do të thonë. Për trupin gjykues atje nuk ka rëndësi nëse dëshmitari është serb, nga Kosova, rom, etj.

Varet gjithçka se çfarë do të dëshmojnë ata. Ne e dimë që edhe arrestimi i Thaçit që ishte në rrugë e sipër për në Uashington, që do të takohej me presidentin Trump, ku do të nënshkruante edhe një marrëveshje. Ishte vendim puro politik i mbështetur nga Rusia dhe nga Gjermania e Merkelit.

Tani që ka nisur lufta në Ukrainë, po e shohim sesa shumë ka qenë e ndikuar bota perëndimore nga paraja dhe gazi rus. Për fat të keq të popullit ukrainas, skena politike ka pësuar ndryshime. Perëndimi po e sheh me një sy tjetër Rusinë dhe Serbinë.

Rreth prokurorit Xhek Smith që po heton edhe Trump, janë ngritur pikëpyetje të shumta. Në Hagë është ngritur një gjykatë njëetnike që do të dënojë vetëm krimet e kryera nga shqiptarët.

E gjithë kjo që po ndodh në Hagë është trysni ndërkombëtare dhe kësaj trysnie i besoi Hashim Thaçi që loboi fuqishëm për ta themeluar Gjykatën Speciale dhe kjo po i kushton atij dhe të tjerëve që ndodhen atje.

Vendimi është i trupit gjykues tani. Flasim për viktima dhe trupa të vrarë. Çdonjëri nga ne e dëshiron zbardhjen e vrasjeve të ndodhura gjatë dhe pas luftës.

Çdo njeri kërkon të dijë kush janë vrasësit e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Çdonjëri do të dijë se kush e vrau Enver Malokun. Po ashtu për zotin Raci që ka qenë kryetar i komunës së Klinës”, u shpreh Zeka./Panorama/

Etiketa: gjykata specialeKosovamilaim zeka

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Arrestohet Donald Trump

Arrestohet Donald Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com