GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ish-Presidentit Trump del nga gjykata, çfarë ndodhi

21:51 - 04/04/23
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-Presidentit Trump del nga gjykata, çfarë ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj 34 akuzave të ngritura për falsifikimin e të dhënave të biznesit, sipas dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit që kanë njohuri për këtë çështje, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Zoti Trump është larguar nga gjykata në qytetin e Nju Jorkut pasi u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, u dorëzua para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Sips njoftimeve të mëparshme, akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump.

Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë.

Deri në këtë moment, shkelja trajtohet si administrative dhe jo penale. Prokurorët duhet të provojnë se shkelja administrative është bërë me qëllim, për të mbuluar një krim tjetër dhe në një rast të tillë, ajo do të ngrihej në nivelin e një vepre penale.

Sot pritet të mësohet se çfarë provash kanë prokurorët për këtë. Ish-presidenti mohon të ketë pasur marrëdhënie intime me aktoren Stormy Daniels dhe thotë se pagesën e ka bërë për të mbrojtur familjen, që të mos shantazhohej nga ish-aktorja dhe jo për të blerë heshtjen e saj.

Dita e parë e këtij procesi pritet të jetë e shkurtër. Zotit Trump do t’i merren shenjat e gishtave, ai do të mësojë aktakuzën e plotë kundër tij, për të cilën është deklaruar i pafajshëm.

Republikani Donald Trump tashmë është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Policia e Nju Jorkut është bërë gati për protesta të mundshme nga ana e mbështetësve të zotit Trump, të cilët besojnë se aktakuzat kundër tij, janë të motivuara politikisht dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë më 2024.

Ish-presidenti 76 vjeçar e ka ushqyer këtë bindje të mbështetësve të tij dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë situatë në avantazhin e tij politik, duke deklaruar se ka mbledhur 8 milionë dollarë në më pak se një javë nga aktakuza, të cilën ai e quan “gjueti shtrigash”.

Pas njohjes me aktakuzat ish-presidenti pritet të lirohet.

Procesi kundër tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Kjo vjen më shumë se dy vite pas sulmit në Kapitol të mbështetësve të zotit Trump, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden.

Ky rast ka gjithë vëmendjen e publikut amerikan.

Gjykatësi ka vendosur të mos lejojë praninë e kamerave brenda sallës së gjyqit.

Megjithëse prokurorët këmbëngulin vazhdimisht se asnjë person nuk është mbi ligjin, ngritja e kallëzimeve penale kundër një ish-presidenti ka vështirësi logjistike.

Procesi në Nju Jork do të jetë një provë e rëndësishme, ndërsa prokurorët në Atlanta dhe Uashington po kryejnë hetime që mund të pasohen me akuza të reja kundër zotit Trump.

Këto hetime kanë të bëjnë me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

Udhëheqësit republikanë, duke përfshirë rivalët e mundshëm të zotit Trump brenda partisë për zgjedhjet presidenciale të 2024, e kanë kritikuar procesin gjyqësor kundër tij.

Presidenti Biden, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të rikandidojë dhe udhëheqësit demokratë, nuk kanë folur shumë për këtë rast.

Prokurorët këmbëngulin se procesi gjyqësor kundër zotit Trump nuk ka të bëjë me politikën.

Zoti Trump pritet që sot në mbrëmje të kthehet në rezidencën e tij në “Mar-a-Lago” në Florida, ku do to të mbajë një konferencë para të paktën 500 mbështetësve të njohur të tij. Në mesin e të ftuarve janë edhe disa nga mbështetësit e tij më të zjarrë ‘në Kongres.

Dënimi nuk do ta pengonte zotin Trump të kandidojë ose fitojë garën presidenciale të vitit 2024.

/VOA/

Etiketa: Donald TrumpKryesore1SHBA

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
Efi i kërkoi votën për lidere, çfarë do bëjë Luiz Ejlli?

“Do pendohesh”, ç'ndodhi mes Luizit dhe Efit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com